22Nëntor2017

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) tërheqin kandidatin për Çairin që të mos shkaktojnë konflikt familjar

rdkunitetrdkunitet07.09.2017 - I nderuari opinion publik,

Koalicioni Aleanca për shqiptarët i përbërë nga RDK dhe UNITETI për gati një muaj kanë përgatit kandidatin absolut fitues për Komunën e Çairit z. Suad Ibrahimi, që është djali i axhës së deputetit Zeqirja Ibrahimi. Kjo kanditaturë e Suad Ibrahimit do të sillte një menaxhim tërrësisht të ri për Komunën e Çairit, por përderisa Lëvizja Besa, mbrëmë vonë vendosi që për së dyti të ndryshoj kandidatin, dhe e nxorri për kandidat z. Zeqirja Ibrahimi, me qëllim që mos të shkaktojmë konflikt dhe përçarje familjare, koalicioni RDK dhe UNITETI e tërheqin kandidatin për Komunën e Çairit, z. Suad Ibrahimi, dhe tani ky koalicion do të garroj me kandidaturë tjetër.

Shërbimi për Informim, RDK dhe UNITETI,