22Nëntor2017

Të gjith kundër Shpatit!

shIshI14.09.2017 - Të nderuar qytetarë të Gostivarit dhe më gjërë, 

Kam pritur që të vjen momenti i fillimit të kampanjës zgjedhore edhe zyrtarisht, ku secili nga kandidatët do të shpalos para qytetarëve të Gostivarit vlerat dhe programet partiake, por me sa duket disa figura të njohura publike, që kanë bë emër mbi kurrizin e të tjerëve, dhe u janë borxhlinjë qytetarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi, nuk iu pritet, prandaj kanë filluar kampanjën e promovimit të vetes së tyre para kohe, dhe bashkëpunimit nëmes vete, me moton "të gjithë kundër Shpatit"!! Nuk dua që këtë kampanjë për të VËRTETËN e Gostivarit ta filloj me akuza dhe sulme ndaj asnjë personi, por do e filloj me një lutje drejtuar Zotit të gjithësisë, “O Zot udhëzoj këta njerëz”.

Ky prononcim i imi i parë, është një përgjigje drejtuar nipit e dajës, edhe të tjerëve në këtë mesele: "I drejtohem nipit Haqim Ismailit, që besoj fuqishëm se nuk e din kuptimin e fjalës "histerike," që e ka përdorë në shkrimin e porositur nga daja i vet, sepse po ky mësues, në këtë rastë nuk i tregon Haqimit që e hudh gurrin nëpërmjet tij dhe e fsheh dorën". Proverba e vjetër: "Daja ia jep gurin nipit, që të më sulmon publikisht," tani bëhet mëse e qartë.
Përgjigjja ime përfundimtare, drejtuar edhe nipit edhe dajës, por edhe të tjerëve që mendojnë në mënyrë identike. Nuk jamë “jeshil,” sepse më kanë pjekur hallet dhe vuajtjet që jamë rritur si jetim. Lëvdatat e qarta, por edhe shpifjet pas shpine më kanë bërë të fortë që të merrem me çështje shumë madhore, dhe më kanë ofruar mundësinë që të njihem me miq të mëdhenjë të kombit dhe fesë, dhe të bëhem pjesë e shtytjes së proceseve në drejtimin e duhur. Mbrenda kësaj sprove për kandidat për kryetar komune të Gostivarit, më ka mbetur që të zbuloj edhe miqët personal familjar dhe kombëtarë, edhe ata "miq" që ditën më bienin shpinës, ndërsa natën kanë tentuar të ma bëjn varrin poshtë këmbëve të mia.

Vesel Memedi asnjëher nuk ka bërë pazare me Nevzat Bejtën, por është po ai që ia dokumentoi keqpërdorimet dhe e dërgoi në prokurorinë e përgjithëshme për krim të organizuar në Shkup , deri sa ju natën pinit kafe, dhe i arsyetoheshi se s'keni asgjë kunder tij. Pazarin që ju e keni bërë me VMRO-DPMNE-në, në emër dhe në kurriz të shqiptarëve të Gostivarit, se kinse të gjith do behëni bashkë, duke e përfshirë edhe Besën, që edhe njëherë dëshmoni se ju ka penguar Vesel Memedi, me qëllim që komunën e Gostivarit ta shndëroni në bastion të forcave të errëta e të përmbysura nga pushteti. Gostivari për më tepër se 20 vite është peng i këtyre forcave të errëta, dhe unë me të gjith qenien time do të luftoj, bashkarisht me RDK-në dhe qytetarët e Gostivarit, që kjo pengmarrje të përfundoj njëherë e përgjithmonë.

Vesel Memedi nuk ka pse ta shtrëngon rrypin për të fituar Gostivarin, sepse të vërtetën që e plason Vesel Memedi para opinionit të gjërë shqiptarë, për çdo ditë do të dalin shumë Vesela tjerë, të rinjë, që nuk do lejojnë disa pleq të zhytur në gjynahe, ta mbajnë peng qytetin e Gostivarit.
Për në fund, do ta përfundoj këtë prononcim me një lutje mjaft të njohur: “O Zot, lehtëso dhe mos rëndo. O Zot, le të përfundoj me të mirë.”
Me respekt për të gjith qytetarët e Gostivarit dhe me gjërë,

I juaji Shpat Iseini,
Kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit.