22Nëntor2017

Një përgjigje të shkurt demantit të Rufi Osmanit

shIshI15.09.2017 - Së pari, më lejoni të falënderoj Rufi Osmanin për respektin e treguar me fjalë, në demantin e ditës së djeshme dhënë mediave të ndryshme, por në të njëjtën kohë, i kam edhe dy fjalë.

Po të ishte bërë ky demant publik dhe distancimi me fjalë, citojë: "Hudhi poshtë në tërrësi komentet e nipit tim Haqim Ismailit në lidhje me kandidaturën e Shpat Iseinit, djalit të dëshmorit të ngjarjeve të flamurit të vitit 1997," para se të reagoj unë, do të isha shumë mirënjohës, dhe do isha më i bindur në sinqeritetin e treguar publikisht, por sidoqoftë, më vjen keq që ka shfrytëzuar demantin për të lavdëruar veten dhe karrierën e tij politike, duke ofenduar kryetarin aktual të RDK-së. Sipas mendimit tim, do të kishte qenë më mirë një distancim nga nipi, dhe do të ngelnin lexuesit, por edhe vet unë, më i kënaqur me reagimin e dhënë publikisht në media.

Nuk më erdhi mirë që deklarata e dhënë publike, se nuk do e përkrahë asnjë kandidat në këto zgjedhje lokale, duke më përfshi edhe mua, sepse nuk duhet të ngutemi me prononcimet publike. Jamë shumë i vetëdijshëm se peshën tonë do e kuptojmë në ditën e votimit.

Shfrytëzoj rastin që ta them publikisht, se unë Shpat Iseini nuk jam futur në këtë garë që të mati peshën time politike, por thjesht jam futur që të ofroj alternativën e politikbërrjes, dhe rifreskimin e memories së qytetarëve mbi të kaluarën, dhe rrugëtimin për të ardhmen e shqiptarëve.

I juaji,
Shpat Iseini