22Nëntor2017

Nuk mbyllet historia e një debati me një patriot që nuk i trembej syri dhe dy tradhëtarë!

images-2015-mm1-300x231images-2015-mm1-300x23120.09.2017 -  Rufi Osmani, në reagimin e tij kinse të imponuar, me disa fjalë boshe tentoi ta mbyll dosjen e vet me dy fajtorë, apo tradhëtarë, që sipas tij ia kanë shkatërruar karierën dhe partinë, të cilën karierë dhe parti e paska ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë. Sa bukur tingëllon në këtë jetë po të mos kishte Zot, vet ta hapish një kapitull, dhe vet ta mbyllish kur të duash, dhe të gjejshë fajtorë kënd të duash. Kjo do të ishte një mrekulli për çdo njeri që ka lindur, ka bërë një jetë, dhe në fund e ka mbyllur sido ai. E vërteta nuk është kështu, as fetarisht, as njerëzisht. Fetarisht, mund ta hapish vet një kapitull, por nuk mund ta mbyllish vet, sepse Zoti i madh çdo një personi i ka caktuar dy melek, njëri në krahun e djathtë, ndërsa tjetrin në krahun e majtë. Njëri i shkruan të mirat, ndërsa tjetri i shkruan të këqijat, dhe një ditë patjetër çdo qenie njerëzore para Zotit të ballafaqohet me librin e vet të cilin e merr, ose nga dora e djathtë ose nga e majta, ose para ose pas shpine, dhe i thuhet, “Lexo të bëmat e tua.” Ikje nga kjo e vërtetë nuk ka askushi. Në aspektin njerëzor, çdo njeri i cili u morr me fatet e njerëzve, të gjith ata fatkqinjë apo fatmirë, të cilëve iu priu, do ta hulumtojnë nëse duhet edhe brez pas brezi, që ta zbulojnë a iu priu drejt parajsës apo drejt ferrit. Këtë të drejtë askushi nuk mund tua ndalon apo tua mohon atyre të cilët dikush u priu, dhe deshi të vendos për fatin e tyre. 

Në këtë reagim timin, nuk do të zgjerohem, se kush i priu botës, apo kush iu priu shqiptarëve, por do të koncentrohem thjesht në tri periudha kohore. Gjatë periudhës 1981-1989, në Kosovë dhe në Maqedoni ndodhën ngjarje historike. Filluan përpjekjet e suspendimit të autonomisë së Kosovës duke hapur diskutimet për ndryshimin e kushtetutës së Kosovës. Në të njëjtën kohë, u morrën masa shumë të rrepta edhe ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët u privuan edhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në adminsitratën publike shtetërore, në shkolla fillore dhe të mesme. Nga viti 1987 deri në vitin 1988 nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme u detyruan të vijojnë mësimet në gjuhën maqedone. Intelektualët shqiptarë të cilët i kundërshtonin këta ligje antishqiptare, largoheshin nga puna, burgoseshin, apo vriteshin nga UDB-ja. Të tilla raste ndodhën gjatë viteve 1988 me demonstratat e Kumanovës dhe Gostivarit, ku organet maqedone i quajtën kundër-revolucionar dhe bënë burgosje masive ndaj popullsisë shqiptare. Në këtë periudhë pati rrënime të mureve, të shtëpive shqiptare, si në qytete njashtu edhe në fshatra. Gjatë kësaj fushate pati edhe rrënime të xhamive, vrasje në njerëz, burgosje masive, plaçkitje, etj.

Periudha e dytë ishte si rezultat i periudhës së parë, filloi ngritja e vetëdijes kombëtare, të senzibilizohet dhe të jetë unike, e pa ndarë për ta avansuar çështjen kombëtare drejt rrugës për çlirimin e kombit shqiptarë nga okupatori serb. Kjo luftë çlirimtare u zhvillua paralelisht si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni, deri në luftën e fundit në Maqedoni. Aktorët dhe pjesmarrësit në taboret e ndryshme janë të shumtë. Përzierrja patriot, tradhëtarë, prijës, i aftë, i mençur, vizionar, dhe prijës i dobët, analfabet, tradhëtarë, populli shqiptarë në Maqedoni pati rastin, për ata që janë më të moshuar, që ti përjetoj edhe momentet kur ju duartrokitnin, edhe momentet kur i përbuzi, por asnjëherë kësaj çështje nuk i shkoi deri në fund. Kështu që sipas kësaj logjike të Rufi Osmanit, del se çdo një lider, vet e hap debatin kur të dëshiroj, dhe vet e mbyllën kur të dëshiroj dhe si të dëshiroj. Pasiqë tani po jetojmë periudhën e tretë, përmbylljen dhe rrumbullaksimin e çështjes shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, nuk do të kisha thënë se do të mbyllet në këtë mënyrë çështja e asnjë lideri, e jo më e Rufi Osmanit. Të gjitha tani do të hapen.

Duke hulumtuar çështjet dhe periudhat në të cilën ndodhën të gjitha këto lëvizje tektonike, sidomos çështja e shqiptarëve në Ballkan, arrita në një dokument në të cilin shkruhet: “Sekret tepër i madh, madje të ndara në dosje të veçanta individuale dhe dosje kolektive, për çdo grup apo organizatë të mërgatës shqiptare, ku mbahen të mbyllura hermetikisht në bazën e saj në Batajnicë afër Beogradit. Mori materialesh të karakterit politik të shqiptarëve edhe të viteve para luftës së parë botërore, duke i rradhitur në sirtarë dosjet e vëllëzërve Frashëri, Ismail Qemalit, Mihail Gramenës, Çercil Topullit, Gani Butkës, Gani Kryeziut, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit, Bajram Currit, Esat Toptanit, Ali Këlcyrës, Faik Konicës, Qazim Kokoshit, Beqir Sylës, Hysni Lepenicës, avokatit Selim Domanit, Sait Kryeziut, Mustafa Krujës, Mitat Frashërit, madje dosjet e grupeve të kaçakëve të Kërçovës e të Dibrës, si Kalosh e Lazam Dani, Jusuf Elezit, për Spahitë e Lumës, dhe trimat e tjerë të kombit shqiptarë. UDB-ja, në sirtarët e saj të fshehta mban edhe dosjen mjaft voluminoze të sajuar që në kohën e Zogut, mbi shoqatën pan-amerikane Vatra të Bostonit, të udhëhequr nga Fan Noli, madje edhe Athahanas Gegaj, dhe shumë të tjerë të vëzhguar dhe survejuar, sidomos në vitet e sistemit të para dhe pas kohës së Rankoviqit. Të gjitha këta dosje pritet që së shpejti të bien për herë të parë në duart e hulumtuesve shqiptarë, dhe na pret një punë shumë e madhe për të hapur kapitullin e çdo veprimtari, aktivisti, apo lideri. Harrojeni mbylljen Rufi Osmani, dhe gjith të tjerët. Duam apo sduam, tani gjtihçka do të hapet.

Periudha e veprimtarisë tuaj është periudha më e re, por për fat të keq, edhe kjo periudhë ishte e përgjakur. Andaj, gjith ai aktivitet, gjith ai kontribut kombëtarë nuk mund të përmbyllet me dy fajtorë, Artan Dika dhe Vesel Memedi. Na pret një periudhë e rëndë në të cilën vetëm populli do të jetë rehat. Vështirë se do të kenë rrehati shpirtërat e shumë aktivistëve, shumë veprimtarëve sepse na pret një periudhë që nuk do të lejë rehat asnjë nga ata të cilët u morën me veprimtari kombëtare, fetare, apo veprimtari humanitare. Çështja për të cilën konfrontohemi apo debatojmë publikisht nuk është një çështje keqkuptimi mes miqëve, bashkpartiakëve, apo mes grupeve, por është një çështje tejet madhore dhe tejet me përgjegjësi. Burimi i këtij konflikti nuk ishte inati, kryeneqësia, apo mendjelehtësia ime. Nuk jamë nga ata politikan që vendosi nën ndikimin e ofertave të majme të njërës palë apo tjetrës, as nën ndikimin e kërcënimit të hipotekës, por vendosmëria ime qëndron në analizën e thellë se në mullirin e kujt do ta dërgoj ujin, në ate kombëtarë apo antikombëtar.

Andaj, me vetëdije kisha vendosur që më mirë të ikin disa nga partia, sesa të ndryshoj kursin politik që të mos dijë se ku do të përfundoj. Andaj, ky debat nuk do të mbyllet kështu siqë do të dëshironit ju Rufi Osmani, as unë Vesel Memedi, dhe askushi tjetër. Por, do të mbyllet ashtu siqë i ka hije, të kthehet kopili të nëna biologjike, jo atje ku do të dëshironin të tjerët tia hudhin kopilin. Jemi në prag të zgjedhjeve lokale, do të kemi edhe shumë zgjedhje tjera, do të kemi fitues dhe humbës, por fituesit më të mëdhenj do të jenë ata të cilët, nëse do të arrijnë ta mbyllin apo ta përmbyllin aktivitetin e tyre politik, apo partiak me faqe të bardhë. Humbësit më të mëdhenj nuk do të jenë ata të cilët do të humbin zgjedhjet lokale, por do të jenë ata të cilët do ta mbyllin dhe përmbyllin me faqe të zezë. Çdo kush gjatë karrierës së vet shkruan dy libra, njërën e merr me vete në varr që ia kanë shkruar melaqet, ndërsa tjetrën e len në këtë botë hapur, që ta lexojnë gjith njerëzimi. Të gjith ata të cilët janë marr me çështje kombëtare, fetare, dhe humanitare, duhet ta dinë se ka kaluar koha njëherë e përgjithmonë, e hoxhallarëve që mbanin derse të nxehta kundër shkieve, politikanëve, që i ngrenin në këmbë nëpër sheshe dhe humanitarëve që u bën të zotit dhe dorëdhënë me pasurinë e huaj. Ka vdekur porosia që vinte nga lartë, flisni dhe shani kundër nesh, por veproni ashtu siqë jemi marr vesh.

Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare,