22Nëntor2017

Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së

kv11kv1122.10.2017 - Kuvendi qëndror i RDK-së, në mbledhjen e saj të mbajtur mbrëmë në Gostivar solli këto konkluza:

1.RDK do të vazhdoj të mbajë të njëjtin qëndrim politik që e ka mbajt deri më tani, pa devijimin as më të vogël, sepse kjo është platforma dhe misioni ynë politik.

2.RDK do të vazhdoj me konsistencën e njëjtë të luftoj maksimalisht rrymat destruktive kundër çështjes kombëtare dhe fetare, pavarsisht se në cilën parti politike ndodhen këto grupe destruktive.

3.RDK është pjesë e koalicionit qeveritar LSDM, BDI, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), si dhe LR-PDSH, dhe këtij koalicioni qeveritar i qëndron pas fuqishëm deri në fund edhe në këto zgjedhje lokale, pavarsisht faktit se njëri nga partnerët e këtij koalicioni LR-PDSH, ka vendos të bëj një koalicion tjetër, të katërtin me radhë, ende pa u shkurorrëzuar nga koalicioni paraprak.

4.RDK vlerëson se rrethi i parë i zgjedhjeve lokale është një fitore e madhe e forcave pro-perëndimore të udhëhequr nga ky koalicion qeveritar, dhe kjo fitore duhet të vuloset edhe më fuqishëm edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

5.RDK, në rrethin e parë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, ka luajtur një rol të rëndësishëm në demaskimin e disa figurave të rrejshme, dhe tani në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve, përgjegjësia bie mbi koalicionin qeveritar, që tua jap përgjigjen e fundit këtyre rrymave destruktive.

6.RDK do të vazhdoj në misionin e saj të kërkoj të vërtetën për Gostivarin, dhe për shumë fenomene tjera që e kanë karakterizuar Maqedoninë, sidomos në dy dekadat e fundit, duke stimuluar institucionet e shtetit që ta nxjerrin në sipërfaqe të vërtetën.

7.RDK obligoi strukturat partiake që ti bëjnë përgatitjet e fundit për organizimin e Kongresit partiak, që së shpejti duhet të mbahet.

Shërbimi për Informim, RDK

kv22kv22

kv33kv33