14Dhjetor2017

Takim i kryetarit të RDK-së Vesel Memedi me delegacionin e Rumanisë

memedi1memedi121.11.2017 - Zëvendës kryetar i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të RM-së, njëherit edhe kryetar i RDK-së, z. Vesel Memedi, realizoi takim me delegacion nga Republika e Rumanisë në përmbërje: z. Stefan Tinca, drejtor politik në Ministrin e punëve të jashtme dhe z. Aleksandru Ene, direktor për bashkëpunim regjional për Ballkanin Perëndimor, sëbashku me ambasadorin e Republikës së Rumanisë në RM, Viorel Stanila.

Z. Tinca informoj se Rumania do të udhëheq me Këshillin e BE-së në fillim të vitit 2019, pas udhëheqjes së Bullgarisë dhe Rumanisë, dhe se në kuadër të udhëheqjes së tyre, Rumanija planifikon që në agjendat e saja prioritet të vendos zgjërimin e Unionit me vende nga Ballkani perëndimor.

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, e falemnderoj delegacionin për mbështjetjen që deri më tani e ka dhënë Republika e Rumanisë në lidhje me proceset euroatlantike, me çka theksoi se është e nevojshme dhe e rëndësishme ekspertizë për harmonizimin e gjyqësorit të Unionit dhe realizimit të nevojave të reformave të BE-së nga ana e ekspertëve të Rumanisë për nevojat e RM-së.

Në takim u shkëmbyen edhe mendime për ndodhitë aktuale në vend, para se gjithash dinamika e realizimit të planit për Reforma të qeverisë, dijalogut politik në vend mes pozitës dhe opozitës, implementimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe përpjekjet për zgjidhjen e emrit.

Shërbimi për Informim

memedi2memedi2