23Janar2018

Përgjigje ndaj akuzave të z. Sela

16668019 10158307520705473 1672908466 o16668019 10158307520705473 1672908466 o18.12.2017 - RDK dhe Vesel Memedi, fuqishëm i kanë qëndruar dhe vazhdojnë ti qëndrojnë besnik Koalicionit Aleanca për Shqiptarët, në përbërrje RDK, LR-PDSH, dhe UNITETI, me çka u fituan tri deputet të këtij Koalicioni në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor janë dëshmitë më të mira për këtë besnikëri, sepse edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi Koalicion Aleanca për Shqiptarët (RDK, LR-PDSH, UNITETI). Nga ky Koalicion u largua LR-PDSH, dhe në mënyrë klandestine e ndryshoi emrin e subjektit të vet LR-PDSH, një javë para skadimit të afatit të dorëzimit të listave për zgjedhjet lokale, dhe manipuloi duke përvetësuar emrin Aleanca për Shqiptarët. Se si ka ndodh ky ndryshim, urdhëroni hulumtoni për të kuptuar dhe nxjerr në sipërfaqe të vërtetën. Vesel Memedi, është deputet i vetëm i këtij Koalicioni prej tri subjekteve politike, dhe vazhdon të mbroj me ngulm konceptin dhe qëllimin e formimit të këtij koalicioni.

Njerëzit që mendojnë se me akuza boshe do të mund të arrijnë diçka e kanë të kotë sepse është dëshmuar se kjo logjikë e hudhjes së fajit te kundërshtarët politik përshkak të paaftësisë tënde nuk mund asnjëherë të jetë e suksesshme. Prandaj, kërkoj nga z. Sela që mllefin për dështimin e vet në politikë të mos e orientoj drejt meje, por le ta kërkoj mbrenda bashkëpuntorëve të vet që kanë bë pazare të nëntokës. Sikur kjo logjikë e akuzave boshe të ishte e suksesshme, atëherë edhe unë do të përdor të njëjtën logjikë dhe do të akuzoj se LR-PDSH ka kaluar në VMRO- DPMNE sepse sekretari gjeneral i kësaj partie theksoi se ideologjikisht LR-PDSH është shumë e afërt me ideologjinë e VMRO-DPMNE.

Zbukurimi i vetes dhe të tjerëve të bën të dukesh bukur para të tjerëve dhe të tjerët para teje, dhe para pasqyrës, por nuk të bën të ndjehesh mirë, sepse nuk të mbron nga i ftofti e as nga i nxehti. Është e vërtetë z. Sela që na të dytë zgjodhëm të jemi mjeshtër në politikë dhe të bashkëudhëtojmë drejt qëllimeve të parapërcaktuara politike, por jo edhe të përdorim të gjitha mjetet e lejuara dhe jo të lejuara për të arrit qëllimin, sepse kjo nuk i bëhet partnerit. Politika si mjeshtri është një zanat që i ngjanë rrobaqepësit që kërkon shumë mund dhe djersë për tu veshur vet mirë dhe të tjerët, në varësi të stineve që do barten ato veshje. Z. Sela me sa u pa, shumë shpejtë u lodh nga puna e rrobaqepësit dhe e përvetsoi zanatin e zbukurimit që të bën të dukesh më bukur. Më vjen keq që në kohën e fundit e ka kuptuar se zbukurimi nuk është veshje, dhe tani në stinën e dimrit e ka kuptuar se do ftohet vet, dhe gjith ata që i ka zbukuruar kanë filluar të dridhen nga i ftohti, dhe kërkon kulm shtëpie ku të futet për tu ngrohur, dhe më akuzon mua se jamë futur në shtëpinë BDI-së.

Jo i nderuar Sela. Unë Vesel Memedi, kamë shtëpinë time me tapi, që ka adresë RDK, dhe bashkë me antarët dhe simpatizantët besnik zhvillojmë aktivitetet tona në kontinuitet me sinqeritet dhe besnikëri, deri në arritjen e qëllimeve të parapërcaktuara. E kuptoj që ju zuri dimri duke bër lojra, dhe po dridheni nga i ftohti, por nuk jamë fajtorë unë. Kërkoje fajin te vetja, dhe te ata që dëshironin të dukeshin bukur.

Vesel Memedi

Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare