23Janar2018

Presidenti i shtetit vazhdon me mendësinë e vjetër

1.1.llogo1.1.llogo26.12.2017 - Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se fjalimi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, edhe njëherë konfirmoj mendësinë e tij të vjetër, dhe se dëshiron deri në fund ti qëndroj besnik kësaj mendësie që ka lënë pasoja të rënda për shtetin.

Sipas RDK-së, të vazhdojsh edhe më tutje të deklarojsh se Platforma e një shteti të huaj, është duke rrënuar karakterin unitar të vendit, edhe përkundër pasojave të rënda të kësaj retorike mashtruese, nuk është asgjë tjetër përpos një mendësi e vjetër, që kurr nuk do të arrij të reformohet dhe reflektoj, pavarsisht tentimeve për ndryshime në partinë opozitare maqedonase.

Të vazhdojsh të theksojsh se lajmet e rrejshme të qevirsjes aktuale janë duke rrënuar shtetin në përgjithësi, nuk është asgjë tjetër përpos mohim dhe ikje nga fakti se lajmet e rrejshme e kanë burimin pikërisht në partinë opozitare maqedonase, që ka qeverisur me shtetin për 11 vite. Këto lajme të rrjeshme kanë shkatërruar të gjitha institucionet e vendit, që tani kërkon angazhim të jashtëzakonshëm për riparimin e këtyre institucioneve.

Sipas RDK-së, të bëjsh krahasim nëmes krizës së refugjatëve nga Kosova të vitit 1999, me ngjarjet e rënda të Lagjes të Trimave, është e neveritshme që nuk i takon një presidenti të shtetit, dhe për këtë arsye shpresojmë se në vitin e fundit të tij si president, të thotë sa më pak fjalë, sepse vetëm në këtë mënyrë, kur ai hesht, shteti lëviz më mirë.

Shërbimi për Informim – RDK,