24Shkurt2018

E vërteta për Gostivarin

gv-rdkgv-rdk09.02.2018 - Sot bëhen 100 ditë prej kur kemi ndryshim të udhëheqjes së Komunës së Gostivarit, por fatkeqësisht, Komuna e Gostivarit edhe më tutje vazhdon të jetë në pengmarrje. Dega e RDK-së në Gostivar në vazhdimësi ka theksuar se Gostivari njëherë e përgjithmonë duhej të çlirohet nga pengmarrja, dhe këto 100 ditë janë të mjaftueshme për të konkluduar se kjo pengmarrje do të vazhdoj edhe më tutje, deri në momentin kur qytetarët e Komunës së Gostivarit, do të vendosin që ti japin fund kësaj pengmarrje.

Në zgjedhjet e fundit lokale, RDK-ja doli me slloganin “E vërteta për Gostivarin,” dhe këto 100 ditë të udhëheqjes së komunës, më shumë se kurdoherë konfirmojnë se vetëm ky mesazh mund të çliroj Gostivarin nga kjo pengmarrje që është duke zgjatur më shumë se 20 vite. Sot e kësaj dite, Gostivari vazhdon të ngel në vend-numëro, përshkak të dy koncepteve të ndërtuara në baza personale, që kanë për qëllim kamuflimin e së vërtetës, duke tentuar të prezentohen disa “të vërteta” për këtë subjekt politik ose atë koncept, e gjitha në dëm të së “vërtetës për Gostivarin.” Mandatet për të udhëheq me Komunën e Gostivarit vin e shkojnë, ndërsa fatkeqësisht, udhëheqësit harxhojnë tërë mandatin duke akuzuar njëri-tjetrin për keqpërdorime, që shërben si ushqim i kamufluar për votuesit, por Gostivari vazhdon të ngel në vend-numëro.

Dega e RDK-së në Gostivar vlerëson se Gostivari do të vazhdoj të ngel në pengmarrje, deri në momentin kur do të thuhet “e vërteta për Gostivarin,” dhe jo vetëm njëra anë e së vërtetës. Gostivari do të vazhdoj të ngel në vend-numëro, deri në momentin kur do të përfundojnë mashtrimet publike se jeni kundër VMRO-DPMNE, ndërsa vazhdoni koalicionin me po të njejtit, duke emëruar drejtor të po të njëjtës parti në shkolla, çerdhe, dhe ndërmarrje publike. Gostivari do të vazhdoj të ngel në vend-numëro, deri në momentin kur do të thuhet e vërteta se nuk është bë asnjë investim i vetëm për 100 ditë, dhe jo të manipulohen qytetarët nëpërmes rrjetit social. Gostivari do të vazhdoj të ngel në pengamrrje, deri në momentin kur filozofia e “lajmeve të rrejshme” të marr fund si moto e veprimit politik. Gostivari do të çlirohet nga kjo pengmarrje, atëherë kur akuzat ndaj njëri-tjetrit të jenë reale, të bazuara në ligj, dhe jo vetëm kamuflim dhe manipulim i popullatës. Dega e RDK-së në Gostivar vlerëson se Gostivari do të çlirohet njëherë e përgjithmonë, vetëm atëherë kur do të thuhet “e vërteta për Gostivarin.”

E vërteta për Gostivarin është motoja e vetme e përfundimit të pengamrrjes 20 vjeçare, dhe Dega e RDK-së në Gostivar do të jap kontributin maksimal në këtë drejtim. Ne nuk do të pushojmë asnjëherë, deri kur gjith e vërteta për Gostivarin të del në sipërfaqe.

Dega e RDK-së në Gostivar,