15Dhjetor2017

Dështimi i procesit të integrimit të Maqedonisë pasojë e politikave izolacioniste të qeverisë aktuale


12.12.2012 - Bllokimi i rradhës  i Maqedonisë është konfirmim i paaftesisë dhe  jogadishmerise për zgjedhjen e  kontestit  të emrit  me Greqinë , mos-zbatimit të reformave të kërkuara nga BE , tensionimit të qëllimit të marrëdhënieve ndëretnike për rritje të rejtingut politik dhe  mbajtjes së raporteve asimetrike me fqinjët e sajë.


RDK mban qëndrimin se mos-gatishmëria e Maqedonisë për të zgjedhur kontestin e emrit e sjell Maqedonin në pozicion që të jet e bllokuar në mënyrë permanente nga Greqisë si antare e BE-së sepse konform rregullave vendimi duhet të jetë i miratuar me konsenzus.
Arsyeja tjetër që Greqia gjeti mbështetjen edhe te Bullgarisë ishte mos-respektimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë që është firmosur nga të dy vendet që nga viti 1999.

Mos pranimi i paragrafit të pestë i cili është i mbështetur edhe nga Bullgaria pasqyron qartë nivelin e ngrirë të marrëdhënieve me Bullgarin si një nga fqinjet e rëndesishem të vendit dhe  vend anëtar i BE-së me të cilin vend Maqedonia vazhdon të ketë konteste  thellbësore historike dhe kulturore.   

Kur këtyre raporeteve të tensionuara me fqinjët do tu shtohen edhe raportet e brishta ndëretnike dhe gjendja e mjerueshme ekonomike-sociale në vend do të rrumbullaksohen argumentet se pse Komisioni europian nuk e percakton datën e negociatave Maqedonisë.

 Përderisa qeveria e Shkupit nuk kupton se bashkepunimi me vendet fqinje dhe kohezioni etnik dhe social jane  hapi i parë i ndërtimit të kulturës europiane integruese Maqedonia do të mbetet edhe gjate kohe jashtë Bashkimit Europian.

Fatkeqesia konsiton në faktin se koston ekonomike, sociale dhe politike të këtyre politikave antiintegruese nuk e paguan qeveria e vendit por qytetaret e saj të cilët sot janë buzë greminës sociale dhe me nje paprespektive në te gjitha drejtimet.

Rilindja Demokratike Kombetare përserit edhe njëhere qëndrimin e saj konzistent se qeveria aktuale e udhehequr nga VMRO-BDI  nuk ka kapacitet  dhe vullnet politike të apsolvon [eshtjen e emrit dhe për pasojë vendit i duhet një qeveri gjithëpërfshirese, qeveri kjo që do të tejkalonte sfiden e emrit dhe do të organizonte zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare sëbashku me zgjedhjte lokale në mars 2013.


Shërbimi për informim - RDK