22Nëntor2017

Kryetari Osmani laureat i shperblimit ,,Europa e Bashkuar,,


09.01.2013 - Në Konferencën për shtyp e cila u mbajt në Press qendrën e Komunës së Gostivarit, përgjegjësi i Zyrës së zhvillimit lokal dhe projekteve – Faton Jahja, gazetarët e pranishëm i njoftoi me çmimin ndërkombëtar të radhës të kryetarit Rufi Osmani. 

- Jemi këtu të prezantojmë mirënjohjen e radhës për punën dhe menaxhimin me sukses të komunës së Gostivarit nga ana e kryetarit, Prof.Dr.  Rufi Osmani, që dorëzohet nga ana e institucioneve ndërkombëtare prestigjioze. Kryetari Rufi Osmani, për kontributin personal në zhvillimin e integrimit evropian, duke menaxhuar Komunën e Gostivarit, në Dablin të Irlandës ka fituar çmimin ndërkombëtar “Evropa e Bashkuar” nga ana e Asamblesë Evropiane të Biznesit me qendër në Oksford të Anglisë.

 Asambleja Evropiane e Biznesit shpërblen çdo vit udhëheqës që me punën e tyre kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës të shoqërive ku veprojnë, dhe të cilët kultivojnë vlera evropiane dhe e afrojnë vendin e tyre rreth të njëjtave vlera - theksoi Jahja.

- Nominimi i Rufi Osmanit për këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar dhe shpërblimi me të njëjtën, është një nga vlerësimet e shumta nga institucionet relevante ndërkombëtare për punën e suksesshme, transparente dhe të ndershme, si dhe rezultatet evidente nga menaxhimi reformator i tij nga pozicioni i kryetarit të komunës së Gostivarit. Osmanit iu nda medalja “Çmimi Evropa e Bashkuar” e cila përbëhet prej ari të dekoruar me kristale Swarowski. Kompleti i çmimit në vete përmban simbolin e urdhrit, statujën dhe diplomën “Grawerton” – nënvizoi ai.

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni informata për çmimin :
http://www.ebaoxford.co.uk/ events/2012/01/01/oxford- summit-of-leaders/

Ftesa për pjesëmarrje në ceremoninë e ndarjes së çmimit: - FTESA

Jahja, në konferencën për shtyp, njoftoi se në kuadër të Programit për partneritet urban të Bankës Botërore – Austri, komuna e Gostivarit nën udhëheqjen e kryetarit Rufi Osmani, është përzgjedhur si Komunë që do të marrë mbështetjen nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për hartim dhe implementim të planit strategjik për zgjidhjen e fragjilitetit të korrupsionit.

- Si kryetar i vetëm komune nga Maqedonia, Rufi Osmani ishte ftuar që të merrte pjesë në Konferencën rajonale “Qytetet pa korrupsion, qytete me ardhmëri” që u mbajt në Zagreb te Kroacisë. Komuna e Gostivarit është komuna e vetme nga Maqedonia që në vazhdimësi merr asistencë nga Banka Botërore për implementim të projekteve të këtyre përmasave – njoftoi Jahja.

Në konferencën për shtyp, i pranishëm ishte edhe kryetari Rufi Osmani, i cili u përgjigj në pyetjet të shumta të gazetarëve që kishin të bëjnë me çështje të Komunës dhe çështje aktuale politike.

Shërbimi për informim