15Dhjetor2017

Themelohet dega e RDK-së në Haraqinë, kryetar zgjidhet Fekri Bilalli


17.01.2013 - Në Haraqinë u themelua dega e RDK-së dhe strukturat udhëheqëse ku me votim unanim, 50 kuvendarët zgjodhën për kryetar të degës Fekri Bilalli.

Kryetari i porsazgjedhur i degës së Haraqinës pranë RDK-së, Fekri Bilalli i falënderoi kuvendarët për mbështetjen e dhënë nga ana e tyre, dhe premtoi se do të angazhohet dhe do të punojë për të mirën e shqiptarëve në Haraqinë dhe Maqedoni.


“Falënderoj kuvendarët dhe strukturat partiake për besimin e dhënë, këtë besim do ta arsyetoj me punë dhe angazhim maksimal së bashku me bashkëmendimtarët e mi, dhe do të angazhohemi që të punojmë për shqiptarët të jetojnë në Haraqinë dhe më gjerë”, theksoi mes tjerash kryetari i degës së RDK-së në Haraqinë, Fekri Bilalli.

Në kuvendin themelues të degës së RDK-së në Haraqinës, mori pjesë edhe kryetari Rufi Osmani, duke uruar kryesinë e porsaformuar të degës së RDK-së në Haraqinë, në fjalimin e tij shpalosi edhe rezultatet e arritura të RDK-së në përfaqësimin e saj në pushtetin lokal, si dhe u ndal në çështjet aktuale politike.

Ai i njoftoi të pranishmit, se në të gjitha degët tashmë të themeluara të RDK-së në komunat me shumicë shqiptare, janë në vazhdë aktivitetet intensive për zgjedhjet e radhës lokale, duke inkurajuar aktivistët e degës së porsaformuar të RDK-së në Haraqinë, që me përkushtim dhe entuziazëm, sa më shpejtë edhe ata të kapin tempin e kolegëve të tyre në degët tjera.

Në Kuvendin themelues të degës së RDK-së në Haraqinë, morën pjesë edhe deputeti Izet Zeqiri dhe nënkryetarët Gikten Haziri dhe Artan Dika.

Në ditët në vazhdim, janë në plan themelime edhe të disa degëve të RDK-së në komuna të tjera me shumicë ose me numër të konsiderueshëm shqiptarësh.

Shërbimi për Informim -RDK