19Gusht2017

Ismet Imeri zgjidhet kryetar i degës së RDK-së në Gazibabë

01.02.2013 - Rilindja Demokratike Kombëtare themeloi degën e saj në Gazibabë të Shkupit. Me votim unanim të kuvendarëve të pranishëm, kryetar i degës Gazibabë të Shkupit u zgjodh Ismet Imeri - profesor i artit figurativ në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”.

“Falënderoj kuvendarët për besimin e dhënë. Zgjedhja ime si kryetar paraqet një përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe së bashku me aktivistët e tjerë do të punojmë për të mirën e e Gazibabës. Së bashku me bashkpuntorët e mi të RDK-së do të angazhohem që Gazibaba dhe banorët e saj të dalin nga kjo gjendje e palakmueshme në të cilën gjenden” theksoi kryetari i porsazgjedhur i degës së RDK-së në Gazibabë, Ismet Imeri.

Në themelimin e degës së Gazibabës ishte i pranishëm kryetari i RDK-së Rufi Osmani. Duke uruar  kryesinë e porsaformuar të degës së RDK-së në Gazibabë, ai foli për rezultatet e deritanishme të RDK-së në qeverisjen me pushtetin lokal në Gostivar, si dhe përfaqësimin e denjë të deputetëve të saj në Parlament. Osmani theksoi se RDK në të gjitha vendbanimet ku ajo shtrihet, ka ngritje të përkrahjes dhe se në zgjedhjet e radhës do të korrë rezultat të favorshëm, rezultate këto të cilat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta bëjnë RDK-në forcë kryesore shqiptare.

“Në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme lokale në të gjithat degët e formuara po punohet intensivisht. Jam i bindur se me themelimin e strukturës bazë të RDK-së për komunën e Gazibabës, aktiviteti juaj do të jetë më i sistemuar dhe se rezultatet konkrete nuk do të mungojnë.

Në Kuvendin themelues të degës së Gazibabës në Shkup mori edhe nënkryetari i RDK-së Gykten Aziri, kryetari degës së RDK-së në Butel – Naser Curri si dhe mysfairë të tjerë.

RDK vazhdon me formimin e strukturave partiake edhe në komunat tjera të rajonit të Shkupit, të banuara me shqiptarë.

Shërbimi për informim - RDK