19Gusht2017

Kryetari i RDK-së, takoi banorët e fshatit Çajlë

23.02.2013 - Karvanin e takimeve me qytetarë, kryetari i RDK-së me bashkëpunëtorët e tij e vazhdoi me banorët e fshatit Çajlë të cilit ishin prezent në një numër të madh dhe me entuziazmin më të madh përshëndetën bashkëvendësin e tyre, Rufi Osmani.

Kryetari Osmani para banorëve të fshatit Çajlë mbajti fjalim, ku theksoi se hapësira ku mbahet takimi është e vogël pasi që një numër shume i madh mbetën jashtë dhe se në mandatin e ardhshëm në Çajlë do të investohet për një sallë të madhe sportive.  Osmani para bashkëvendësve të tij dha një pasqyrë të menaxhimit efikas me komunën e Gostivarit dhe foli për inspektorët e shumtë të cilët me porosi nga oponentë vijnë në fshatin Çajlë dhe vendet tjera për të gjobitur shqiptarët që nëse votojnë për ta gjoba do t`ju fshihet. Osmani potencoi edhe njëherë se banorët Çajlës nuk janë frikuar asnjëherë dhe nuk do të frikohen nga shtypja që e bëjnë oponentët.

Në këtë takim fjalë rasti mbajti edhe bartësi i listës për këshill komunal, Afrim Iljazi i cili tha se fitorja e RDK-së në Gostivar fillon prej në Çajlë më pas në fshatrat tjera dhe qytet sepse vullneti juaj sëbashku me menaxhimin e suksesshëm të komunës nga Rufi Osmani, investimet e shumta, reformat, çmimet ndërkombëtare si një ndër komunat më të mira në rajon janë  argument se pse RDK dhe Rufi Osmani do të fitojnë bindshëm prej rrethin e parë.

Në fshatin Çajlë fjalë rasti para qindra banorëve mbajti këshilltari nga radhët e RDK-së Vesel Memedi i cili i njoftoi për punën e palodhshme në këshillin komunal në interes të gjithë qytetareve. Ai theksoi se ashtu si 4 vitet e kaluara të cilët i menaxhuan me sukses me siguri që edhe 4 vitet e ardhshme do të punojnë maksimalisht për të mirën e qytetit dhe banorëve të saj.

Takimi me banorët e fshatit Çajlë përfundoi në një atmosferë pozitive, dhe turi i takimeve me qytetarët do të vazhdojnë të dielën në fshatin Negotinë.

Shërbimi për Informim - RDK