17Dhjetor2017

Kryetari Rufi Osmani takoi banorët e komunës së Vrapçishtit

25.02.2013 - Kryetari RDK-së Rufi Osmani së bashku me kryetarin e TDP Kenan Hasip dhe kandidatin për kryetar komune të Vrapçishtit dr. Jusuf Hasani, të dielën takuan banorët e komunës së Vrapçishtit.

Para rreth njëmijë të pranishmive në Negotinë, fjalim mbajti kryetari i RDK-së Rufi Osmani, i cili foli për gjendjen në të cilën gjendet komuna e Vrapçishtit dhe ka ngjajshmëri të njëjte siç ishte edhe komuna e Gostivarit ne vitin 2009. Osmani foli edhe për bashkëpunimi me TDP, bashkëpunim ky vëllazëror i cili do të sjellë edhe investime në komunën e Vrapçishtit. “Edhe pse oponentët tanë manipulojnë opinionin për këtë koalicion,  bashkëpunimi RDK-TDP është transparent, e jo si bashkëpunimet tinëzare që bëjnë partitë tjera të cilat natën lidhin koalicione, ndërsa ditën i fshehin ato. Kryetari Osmani, shprehu bindjen e tij të thellë se nën udhëheqjen e përbashkët të RDK dhe TDP, edhe komuna e Vrapçishtit do të dala nga kollapsi në të cilin gjendet, e për këtë do të ketë edhe asistencën e duhur nga komuna e Vrapçishtit.

 

Në takimin fjalim mbajti edhe kryetari i  TDP Kenan Hasipi i cili tha se ky bashkëpunim RDK- TDP është koalicion i njerëzve të drejtë, bashkëpunim i politikës së drejtë dhe i njerëzve të cilët punojnë për popullin dhe për qytetarët e tyre.

Fjalë rasti mbajti edhe kandidati për kryetar  për komunën e Vrapçishtit, dr.Jusuf Hasani i cili theksoi se kanë filluar përgatitjet e para për të hyrë në këtë garë politike dhe se në këto zgjedhje do të garojnë me ide të reja për zhvillim sa më cilësor të komunës së Vrapçishtit.”Do të garojmë me projekte të reja dhe të realizueshme për këtë komunë dhe suksesi me siguri nuk do të mungojë”, nënvizoi Hasani.

Para të pranishmëve fjalë përshëndetëse mbajti edhe bartësi i listës nga radhët e RDK-së Irihan Ebibi dhe kryetari i RDK-së dega Vrapçisht Shenazi Salihi.

Të dielën, kryetari Osmani mori pjesë edhe në hapjen solemne të shtabeve zgjedhore në Kumanovë,  ndërsa takimet me qytetarë do të vazhdojnë edhe në vendbanimet tjera me shumicë shqiptare.

Në RDK janë në rrjedhë përgatitjet intensive për Konvetën Promovuese të kandidatëve për kryetar komune dhe bartës të listave për këshilltarë, që do të mbahet më 2 mars (e shtunë) në Shkup.


Shërbimi për informim - RDK