19Gusht2017

RDK hap shtabe zgjedhore në Komunën e Tearcës

rdk tearce 653336932rdk tearce 653336932Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë në mënyrë solemne bëri hapjen e dy shtabeve të në Komunën e Tearcës. Me këtë rast u promovuan kandidatët për Këshilltarë, bartësi i Listës si dhe Kandidati për kryetarë komune Ramadan Idrizi.

Të pranishëm në ceremonitë e hapjes së shtabeve në fshatin Sllatinë dhe Dobroshtë ishin edhe deputeti Izet Zeqiri, kryetarja e Forumit të gruas pranë RDK-së-Tetovë, Sanije Berisha si dhe Hamdi Saiti, kryetari i degës së RDK-së Tetovë.

Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë të RDK-së, Bashkim Veliu para të pranishmëve prezantoi të dhëna për listën e kandidatëve për këshilltarë të RDK-së dhe potencoi faktin se pjesa dërmuese e tyre janë të rinjë në moshë dhe kjo tregon se RDK ka besim tek rinia dhe se është alternativa politike që më së shumti u jep hapësirë të rinjve.

Kandidati për kryetar komune në Tearcë, Ramadan Idrizi para të pranishmëve prezantoi ofertën e tij dhe të RDK-së për udhëheqjen e komunës. Kandidati Idrizi premtoi se nëse e merë besimin e popullatës aktivitetet e tij do të orientohen në zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, investimeve në infratsrukturë, kanalizim, aktivitete kulturore dhe sportive etj. "Do të menaxhojmë në mënyrë sa më të mirë me paratë e komunës dhe investimet do të prekin çdo vendbanim të komunës tonë. Bashk me kuadrot tjera të RDK-së do të përpilojmë projekte të ndryshme me realizimin e të cilave do të përmirësohet dukshëm jeta e popullatës në vendbanimet e Komunës së Tearcës", deklaroi Ramadan Idrizi, kandidat i RDK-së për Komunën e Tearcës.

Të pranishmëve ju drejtua edhe deputeti Izet Zeqiri i cili është edhe kandidat i RDK-së për Komunën e Tetovës. Deputeti Zeqiri prezantoi të dhënat për Komunën e Tearcës, buxhetin e kësaj komune, sa dotacione ndan qeveria për komunën si dhe nëpërmjet të dhënave konkrete prezantoi edhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në sferën e arsimit, mbrojtjes sociale dhe shëndetësore, si dhe në investimet kapitale që bëhen nga qeveria.