15Dhjetor2017

Mesazh Urimi per 7 Marsin

Të nderuar arsimtarë të kombit,

Shënimi i kësaj dite për popullin tonë ka një domethënie të veçantë. Rruga e dijes është rruga e vetme e prosperitetit dhe e zhvillimit të një kombi. Falë jush ne sot kemi  breza të edukuar e të arsimuar si duhet në shërbim të kombit.

Përkushtimi juaj në rrugën e gjatë të arsimimit të brezave ndër vite ka qenë dhe ngelet udhërrëfyesi më fisnik.  Puna juaj e palodhur në edukimin e brezave sot më jep të drejtën dhe kënaqësinë t’јu uroj në emrin tim personal dhe të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Gëzuar 7 Marsin!

Rufi Osmani

Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare