15Dhjetor2017

Izet Zeqiri takoi pensionistët e komunës së Tetovës

Kandidati i RDK-së për komunën e Tetovës, Izet Zeqiri në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore vizitoi edhe shoqatën e pensionistëve të Tetovës.

Zeqiri u njoh më nga afër me kushtet që kanë pensionistët dhe njëherit ju premtoi atyre se prioritet i tij janë edhe pensionistët me qëllim  që tu mundësoj kushte edhe më të mira kësaj kategorie. "Në vazhdën e aktiviteteve të mia si kandidat unë pata kënaqësinë të takoj pensionistët e Tetovës.


“Pensionistët janë një numër i konsiderueshëm. Janë mbi 14500 pensionistë që realizojnë të drejtën e pensionit në Komunën e Tetovës dhe gjendja e tyre nuk është në korrelacion me standardin jetësorë duke u nisur nga fakti se ne do të angazhohemi që të harmonizohen pensionet me standardin jetësor dhe me rrogën mesatare të popullatës. Ne do të mundohemi që pensionistëve tu ofrojmë shumë benefite nga komuna duke u nisur nga ideja që Kodra e Diellit të jetë qytet i pensionistëve por edhe shumë ideja tjera për përkrahjen e pensionistëve në realizimin e të drejtave rekreative dhe për pushim dhe për çështje që ato do të kenë interes" tha Zeqiri.

Agjenda e Kandidatit të RDK-së, Izet Zeqiri do të vazhdoj me aktivitete të ndryshme me banorë të këtij qyteti me qëllim të ballafaqimit me problemet që i tangojnë qytetarët dhe mundësinë e zgjidhjes së atyre problemeve.

Shërbimi për Informim - RDK