23Gusht2017

RDK hapi shtabet zgjedhore në fshatin Toplic dhe Vrapçisht

08.03.2013 - Mbrëmë në prani të qindra aktivistëve, në fshatin Toplic dhe Vrapçisht solemnisht u hapën shtabet zgjedhore të RDK-së.

Kandidati i koalicionit RDK-TDP Jusuf Hasani, bartësi i listës Irihan Ebibi para të pranishmëve shpalosën platformën zgjedhore dhe për koalicionin RDK-TDP.

“Koalicioni RDK- TDP filloi në vitin 2009, dhe ne më 2013 e vazhdojmë këtë koalicion vëllazëror për të mirën e komunës së Vrapçishtit. Vizita ime me kryetarin Rufi Osmani në Stamboll me kryetarin Rufi Osmanin ishte garanci se prej ditës që do të bëhem kryetar komune do të kemi të siguruara investime, për të cilët banorët e komunës së Vrapçishtit kanë nevojë”,  tha Jusuf Hasani.

Para të pranishmëve fjalim mbajti edhe bartësi i listës Irihan Ebibi i cili foli për rëndësinë e këshillit komunal dhe rolin e saj në arritjen e qëllimeve për të mirën e komunës së Vrapçishtit.  Ai potencoi se nevojat e banorëve janë të shumta dhe se kryetari aktual i komunës së Vrapçishtit i harroi banorët dhe kërkesat e tyre.

Kandidati i koalicionit RDK – TDP Jusuf Hasani, dhe bartësi i listës Irihan Ebibi do të marrin pjesë në Konventën Promovuese të Rufi Osmanit, që do të mbahet më 9 mars, në Sallën sportive “Rinia” në Gostivar.

Shërbimi për Informim - RDK