19Gusht2017

Përgjijge e kryetarit të shtabit zgjedhor të RDK-së, Dr. Artan Dika, për gazetarët e ‘ZHURNAL’ dhe ‘TVM2’ lidhur me letrën e hapur të nismës qytetare ‘USKANA 2013’

11.03.2013 - RDK ka qenë gjithmonë për bashkëpunim me partitë tjera shqiptare në komunat ku rrezikohet vota shqiptare dhe këtë e ka dëshmuar me mbeshtetjen pa asnjë kushtëzim të kandidatit të BDI-së në Kërçovë dhe tërheqjen e kandidatit të saj në Strugë.
Megjithatë vet përfaqësues të lartë të BDI-së nuk i kanë dhënë peshën e duhur Kërçovës dhe këtu dua të përmend deklaratën e zëdhënësit të BDI-së, i cili publikisht është shprehur se gara në Kërçovë nuk duhet të kthehet në garë etnike dhe se nuk ka shumë rëndësi se kush do të fitojë, mjafton të fitojë më i miri.

Nëse e flasim të vërtetën, ajo është se nuk ka pasur asnjë ofertë serioze nga BDI për dalje me lista të përbashkëta dhe kjo është përdorur vetëm si parullë demagogjike për të mashtruar opinionin publik, gjë që na ka sjellë në situatën aktuale. Megjithatë, momenti aktual në Kerçove e sprovon seriozitetin e pretendimeve të BDI-së për dalje me lista të përbashketa.

Është momenti që BDI të tregojë përgjegjshmëri dhe rasti që ajo të dëshmojë seriozitet në deklarimet e bëra duke e tërhequr listën e saj për këshilltarë dhe duke u koncentruar në fitoren e kandidatit të saj për kryetar komune, të cilin e kanë mbeshtetur edhe RDK dhe PDSH në Kerçove, pa asnjë rezervë. Edhe koalicionet që bëhen kudo në botë nënkuptojnë leshime për partneret në koalicion dhe jo rezervim të të githa përfitimeve për vete.

Unë dua t'ju përmend rastin e Gjermanisë, ku mbeshtetja, nga parti që kanë vetëm 4-5% të votave, për të formuar qeverinë dhe për të marrë kryeministrin nga partia fituese, shoqërohet me leshimin e kësaj të fundit për postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme për partinë tjetër. Kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri ku PD-ja i ka lëshuar LSI-së që ka vetëm 4 deputetë, zëvendeskryeministrin, ministrin e punëve të jashtme dhe disa nga ministritë kryesore.

Në zgjedhjet e fundit, në Kërçovë, ne kemi patur 10% të votave të BDI-së. Pse të mos e tërheq BDI listën e saj për këshilltarë në Kërçovë, nëse ajo me të vërtetë është për bashkim dhe unifikim të votës shqiptare?!