17Dhjetor2017

Rufi Osmani shpalosi platformën zgjedhore para banorëve të Banjicës

14.03.2013 - Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani, të mërkurën, aktivitetet parazgjedhore i zhvilloi në fshatrat Banjicë e Poshtme dhe Banjicë e Epërme.
 “Gjatë mandatit që lëmë pas, kemi investuar edhe në qytetet edhe në vendbanimet rurale, pavarësisht se në cilën gjuhë flasin njerëzit që jetojnë në ato vendbanime dhe çfarë përkatësie nacionale, fetare apo partiake kanë ata. Për ne si RDK, më e rëndësishmja është që njeriu të jetë njeri. Banjicës i kemi kushtuar rëndësi të veçantë dhe kemi investuar në rrugë dhe kanalizime dhe së bashku me TIKA ndërtuam edhe shkollën e re në Banjicë të Epërme.

 Mund t’ju konfirmoj se në takimin me kryetarët e shumë komunave turke të dërguar nga kryebashkiaku i Stambollit, dhashë si obligim që në Komunën e Gostivarit të investojnë në më shumë vendbanime, ndërsa në Komunën e Gostivarit të investojnë vetëm në Banjicën e Epërme dhe të Poshtme. Ju garantoj se më 21 mars në konventën qendrore në Gostivar, do jetë pjesëmarrës edhe kryebashkiaku i Stambollit i cili do të jetë garant se në Banjicë të Epërme do të ndërtohet kanalizimi i ujërave të zeza me çka ju do shpëtoni nga një rrezik i madh ekologjik dhe shëndetësor. Do të ndërtojmë një stacion për grumbullimin e prodhimeve tuaja bujqësore dhe do të zgjidhim definitivisht problemin me deponinë Rusino. Me kryetarin e TDP – Kenan Hasip dhe me ministrin Hadi Nezir, jemi zotuar se do të gjejmë investitor për ndërtimin e dy zonave industriale, ku do të ndërtohen shumë fabrika dhe do të punësohen shumë të rinj nga kjo anë dhe nga vendbanimet e tjera të komunës së Gostivarit”, theksoi kryetari Osmani.

Duke folur për dëmet të cilat i ka shkaktuar ish kryetari dhe kandidati aktual për komunën e Gostivarit - Nevzat Bejta, kryetari Osmani ftoi banorët e Banjicës që me votën e tyre të largojnë nga politika ata njerëz të cilët vetëm premtojnë dhe vetëm gënjejnë. “Me forcën që ka RDK-ja dhe me mbështetjen e TDP-së, unë jam i bindur se fitoren e kemi të garantuar që nga rrethi i parë në Gostivar dhe në rrethin e dytë në Vrapçisht”, përfundoi Osmani.

Të pranishmëve iu drejtua edhe bartësi i listës së RDK-së për komunën e Gostivarit, Afrim Iljazi, i cili përmendi rezultatet e komunës së Gostivarit në mandatin paraprak, duke premtuar se në mandatin e ardhshëm, komuna e Gostivarit do të vazhdojë me reforma dhe investime në çdo fushë të jetës ekonomike dhe sociale. Theks të veçantë vuri në avancimin e kushteve për arsim cilësor në sektorin publik, që s’do të dallojë shumë nga arsimi privat.
Në takimet, u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë të deleguar nga kjo anë.

banjicbanjicbanjicbanjicbanjicbanjicbanjicbanjicbanjicbanjicbanjic

Shërbimi për informim - RDK