14Dhjetor2017

Rufi Osmani dhe Jusuf Hasani mbajtën tubim në Negotinë

14.03.2013 - Në një tubim madhështor në fshatin Negotinë, kryetari  i RDK-së Rufi Osmani dhe kandidati  i përbashkët i koalicionit RDK-TDP, dr. Jusuf Hasani, para banorëve të Negotinës, shpalosën platformën zgjedhore të koalicionit për komunën e Vrapçishtit.

“Bashkëpunimin RDK-TDP do ta quaja bashkëpunim të tolerancës, mirëkuptimit dhe vëllazërisë historike që ka zgjatur me shekuj, ndërsa dikush e i ndërpreu artificialisht në 100 vitet  e fundit. Me TDP kemi një marrëveshje xhentelmene që kjo komune pas fitores të qeveriset bashkërisht, me marrëveshje paraprake dhe problemet të shqyrtohen bashkërisht, respektivisht do të instalohet një moral i ri në qeverisje. Ndjej një obligim moral ndaj jush që e nxorët RDK - në si parti e dytë në vitin 2009 si dhe pres që në këto zgjedhje ta nxirrni të parën, sepse ju me siguri nuk do t’ua jepni mandatin atyre njerëzve të cilët kur janë në zor thirren në lavdinë e dëshmorëve dhe me paratë që ia kanë vjedhur popullit, vijnë dhe tentojnë ta blejnë dinjitetin e popullit. Këtë film e keni parë dhe dini t’i dalloni njerëzit të cilët flasin për punë të mëdha ndërsa nuk dinë të bëjnë as punë të vogla. Ju e shihni se prej daljes nga Debreshi e deri në Reçicë të Vogël, atje ku jetojnë shqiptarë, rruga është në katastrofë, Ajo duhet të ndërtohet nga qeveria, ndërsa ata nuk janë në gjendje as gropat t’i mbushin. Mendoj se këto çështje nuk duhet t’i harroni. Bëni krahasim me komunën e  Gostivarit, ku me para nga institucionet ndërkombëtare ndërtuam rrugën rajonale Forinë – Çegran”, theksoi Osmani.

 

Duke folur për buxhetin tashmë të konsoliduar të komunës së Gostivarit dhe 20 milion eurot e siguruara për mandatin e ardhshëm, Osmani  potencoi se kjo është arsyeja që oponenti politik, ka nuhatur këtë fakt dhe është në gjendje të bëjë çmos që të vijë në krye të komunës dhe të abuzojë me mjetet e dedikuara për të mirën e qytetarëve.

“Më 21 mars në tubimin qendror të RDK-së në Gostivar, për të konfirmuar mbështetjen që i jep bashkëpunimit të RDK me TDP, do të jetë i pranishëm edhe kryebashkiaku i Stambollit, qytet ky i cili ka buxhet prej 30 milion eurosh, respektivisht sa 15 buxhete të Maqedonisë”. Jam shumë i bindur se komunën e Gostivarit dhe të Vrapçishtit do ta fitojnë kandidatët e RDK dhe TDP”, tha në fund të fjalimit të tij Osmani.

Të pranishmëve në sallën e Qendrës për kulturë në Negotinë, iu drejtua edhe kandidati për kryetar të  komunës së Vrapçishtit Jusuf Hasani, i cili shprehu kënaqësinë e tij që shqiptarët dhe turqit si njerëz të një feje dhe me lidhje të ngushta farefisnore në komunë e Vrapçishti janë bërë bashkë.

“Koalicioni RDK-TDP, do ta bëjë Vrapçishtin Gostivar të dytë, sepse qytetarët e kësaj komune do t’i japin mbështetjen e plotë për më shumë arsye. Komuna e Vrapçishtit është e mbytur në borxhe, mbi 2,5 milion euro dhe ka një infrastrukturë të shkatërruar, ndërsa kandidatët e tjerë nuk kanë kapacitet që të ballafaqohen me problemet e këtilla. Ne kemi modelin e gatshëm, atë që kryetari i RDK-së Rufi Osmani  e zbatoi në Gostivar, prandaj ne jemi alternativa e vetme për këtë komunë,” theksoi Hasani.

Ai foli edhe për opstruksionet që bëhen nga oponentët politikë, që të pengojnë ekspertët qeveritarë turq për të determinuar problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Vrapçishtit. Fjalim e tij,

Dr. Hasani e përfundoi me fjalët: “Rroftë vëllazëria fetare. Na priftë e mbara në fitore të reja! Rroftë koalicioni RDK-TDP!”

Të pranishmëve iu drejtua edhe bartësi i listës së RDK-së për komunën e Vrapçishtit, Irihan Ebibi i cili shpalosi platformën zgjedhore për këtë komunë.

negotinnegotinnegotinnegotinnegotinnegotinnegotinnegotinnegotin

 Shërbimi për informim - RDK