23Gusht2017

RDK në Kumanovë, Çair, Haraçinë dhe Hasanbeg

487608 627479837279156 1843890100 n487608 627479837279156 1843890100 n17.03.2013
BDI e zhbëri Marrëveshjen e Ohrit pikërisht në elementin në të cilin ajo duhej të zhvillohet
Karvani zgjedhor i RDK-së i udhëhequr nga kryetari Rufi Osmani, të shtunën qëndroi në Shkup dhe Kumanovë ku u realizuan më shumë takime dhe tubime parazgjedhore me banorët e kësaj ane.
Kryetari Rufi Osmani i shoqëruar nga sekretari i partisë Izet Zeqiri dhe nënkryetari Artan Dika, në Hasanbeg, Haraçinë, Çair dhe Kumanovë promovoi kandidatët për kryetar dhe bartës të listave për qytetin e Shkupit, komunën e Çairit, Kumanovës, Likovës, Gazibabës dhe Haraçinës.
“Deklaratat e kryeministrit Nikolla Gruevski për mohimin e së drejtës mërgimtarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale në Strugë dhe Kërçovë, manifestojnë një qasje etnonacionaliste. Ndërkohë politikanët fodulla të BDI-së kur shkojnë në Amerikë flasin për Shqipëri etnike, ndërsa kur vijnë në Maqedoni nuk gjejnë dot fjalë se si të përgënjeshtrojnë vetveten dhe postojnë nëpër rrjetet sociale fotografi me kallashë. Lideri i kësaj partie thirret në gjoja kontributin e madh në luftën e 2001-shit dhe Marrëveshjen e Ohrit, por hesht dhe nuk ka guxim që të del dhe të jep përgjigje argumentuese në lidhje me këto dy komuna dhe në përgjithësi në Maqedoni, e që argumenton inferioritetin e tij të madh dhe nënshtrimin total të interesit të shqiptarëve ndaj interesit të kryeministrit Gruevski”, theksoi Osmani.
Ai tha se kërkesës së shqiptarëve për të pasur njësinë e vet federale në Maqedoni, ndërkombëtarët iu përgjigjën me Marrëveshjen e Ohrit si ofertë për më shumë para për komunat, më shumë autonomi lokale dhe nivel më të lartë të vendimmarrjes nga ana e qytetarëve. “Mirëpo, BDI e ka zhbërë këtë marrëveshje, pikërisht në atë element në cilin ajo duhej të zhvillohet më së shumti”, nënvizoi Osmani
Kryetari i RDK-së duke ftuar të pranishmit të përkrahin kandidatët e RDK-së, potencoi se kjo parti në këto zgjedhje lokale do të ketë ngritje të dukshme të votave dhe se do të fitojë në disa komuna me popullatë dominante shqiptare, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të radhës, RDK do të jetë faktori vendimtar për formimin e qeverisë. “Atëherë do të shohin shqiptarët se si mbrohet interesi i tyre në qeverinë e Maqedonisë”, tha Osmani para kumanovarëve.
Para anëtarëve dhe simpatizuesve të RDK-së në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, platformat zgjedhore i shpalosën Lulzim Farizi – kandidat për kryetar të Shkupit, Gykten Haziri – kandidat për kryetar të Çairit, Fatri Saliu - kandidat për kryetar të Kumanovës, Elham Ademi – kandidat për kryetar të Likovës dheFekri Bilalli – kandidat për kryetar të Haraçinës.

Mbështetje për kandidatët për këshilltarë nga radhët e RDK-së në zgjedhjet e 24 marsit, kërkuan edhe bartësit e listave për qytetin e Shkupit – Vebi Qerimi, komunën e Çairit – Adnan Sejfullai, të Kumanovës – Zenun Ismaili, Likovës – Gazmend Saiti, Haraçinës – Liridona Nuhiu, si dhe bartësit e listave të këshilltarëve për komunën e Gazibabës – Abdylkerim Ibishi dhe atë të Butelit – Naser Curri, ku RDK garon vetëm me lista këshilltarësh.
Rilindja Demokratike Kombëtare aktivitete parazgjedhore, sot i përqendron në komunën e Gostivarit, ndërsa ato do të përmbyllen me tubimin në Debresh në ora 17:00 dhe në Forinë në ora 19:00.

kumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumharkumhar

Shërbimi për informim - RDK