19Gusht2017

RDK NË ÇAJLË DHE VENDBANIMET E KOMUNËS SË VRAPÇISHTIT

BDI në sheshin e Gostivarit u ballafaqua me humbjen e sajë në zgjedhjet lokale

20.03.2013 - Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, Rilindja Demokratike Kombëtare, të martën mbajti tubim në fshatin Dobërdoll, si dhe takime me qytetarët në Gradec dhe Sanakos, vendbanime këto të komunës së Vrapçishtit, për ta përmbyllur ditën me tubimin madhështor në fshatin Çajlë.

“Tubimi i RDK-së këtu në Çajlë është më madhështor sesa ai I BDI-së që posa përfundoi në sheshin e Gostivarit. Kjo tregon se BDI sonte në sheshin e Gostivarit, pësoi debakël jo vetëm në Gostivar, por edhe në Maqedoni”, theksoi  Vesel  Memedi  këshilltar nga fshati Çajlë.

“Kemi punuar katër vite pa ndalë për ju dhe kështu do të punojmë edhe në mandatin e ardshëm. Premtimet të cilat i japim unë dhe bashkëpunëtorët e mi do të realizohen ashtu siçi  realizuam dhe tejkaluam  premtimet që I dhamë para katër vitesh, ndonëse të gjitha ato i realizuam për më pak se dy vite, sepse dy vjet na duheshin që të paguajmë borxhet e trashëguara dhe zullumin që ia bëri komunës kandidati i BDI-së. Ne argumentuam se  jemi reformatorët e vërtetë, të cilët paratë tuaja i shumifishojmë, sepse arritëm që të bindim miqtë tanë ndërkombëtar që të përkrahin projektet tona me shuma prej miliona eurosh në  infrastrukturë, shkolla , sistemin e ujit dhe kanalizimeve dhe në sektorin e zhvillimit rural”, theksoi kryetari  Rufi Osmani para bashkëvendësve  të tij.

Ai shtoi se komuna e Gostivarit është e vetmja komunë shqiptare që arriti të fitojë Rejting kreditor dhe që arriti të merr kredi të volitshme nga Banka Botërore, KfW banka gjermane, Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim  dhe të merr ndihma nga qeveria zvicerane, amerikane, italiane, turke dhe  çeke. “Në këtë mënyrë ne u dhamë karton të kuq edhe të kaltërve, edhe të kuqve edhe qeverisë së Maqedonisë e cila me insistimin e BDI-së gjithmonë synonte të bllokojë komunën e Gostivarit në të gjitha drejtimet duke ndalur investimet kapitale, duke bërë presion me të gjitha llojet e inspeksioneve dhe duke mare kompetencat në sferën e urbanizimit dhe arsimit”, potencoi Osmani.

“Kërkoj nga ju edhe një mandat për ju, për të bërë shumë punë të mira për ju, sepse tashmë kur kemi 20 milion euro mjete financiare të siguruara,me këto fonde do të zgjidhim shumë probleme strukturore të cilat nuk janë zgjidhur për 20 vjet nga qeveria. Në Çajlë do të zgjidhim përfundimisht problemin me kanalizimin, një pjesë të rruges regjionale ndërsa shkollës do t’i shtojmë një sallë sportive, pikërisht në këtë vend ku jeni ju”, nënvizoi Osmani.

Para simpatizuesve të RDK-së në fshatin Çajlë, foli edhe kryetari i degës  Afrim Iljazi , deputetja Flamure Demrii Kreci, ndërsa i pranishëm ishte edhe kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Jusuf Hasani.

Atmosfera, brohoritjet dhe fishekzjarrët bënë që tubimi madhështor në fshatin ku jeton kryetari i RDK-së, të shndërrohet në një kremte të vërtetë të fitores.

Sot, Rilindja Demokratike Kombëtare do të mbajë tubim parazgjedhor në Bogovinë në ora 16:00 dhe në Tetovë në ora 19:00.  

Shërbimi për informim - RDK

cajdobcajdobcajdobcajdobcajdobcajdobcajdobcajdobcajdobcajdobcajdobcajdobcajdob