14Dhjetor2017

RDK mbajti tubim madhështor në sheshin e Flamurit në Gostivar

22.03.2013 - Rilindja Demokratike Kombëtare në praninë e banorëve dhe simpatizantëve të cilët ishin në një numër shumë të madh mbajti tubim qendror madhështor në sheshin e qytetit të Gostivarit.
Para të pranishmëve mbajti fjalim kryetari i RDK-së njëherazi dhe kryetar i komunës së Gostivarit i cili foli për punët e bëra në mandatin e kaluar, dhe dëmet që i ka bërë kundërkandidati i tij nga radhët e BDI-së.

“I dashur qyteti im! Ndihem shumë i emocionuar sonte në sheshin e flamurit teksa përsëritet historia. Të nderuar miq, ne në radhët tona kemi njerëz të ditur, të mençur, kemi përfaqësues të denjë të cilët ideal te jetës së tyre e kanë përfaqësimin tuaj sa më të denjë. Këtu sonte dua t’ju prezantoj nëpërmjet  raportit të punës sonë katërvjeçare  dhe disa fotografive më karakteristike se çfarë ka bërë Rufi Osmani për Gostivarin në mandatin katërvjeçar  2009-2013.

 

Të nderuar gostivaras, unë jam njeri i sfidave dhe i fjalëve të argumentuara, dhe dua që sonte ta pensionojmë nëpërmjet votës së lirë një zullumqar dhe një parti që i qëndron pas. Ky person  që nuk ia vlen t’ia përmendim emrin dinte vetëm të shkatërrojë dhe të gjobojë duke na  lënë 11 milionë euro borxhe dhe ne  humbëm dy vite nga mandati ynë, për të paguar borxhet e tij. Përveçse na lanë të zhytur në borxhe ata na bllokuan edhe 10 milionë euro që na takonin për investimet kapitale duke ndërhyrë në kompetencat e komunës, në sferën e buxhetimit dhe financave , urbanizmit, arsimit dhe në këtë mënyrë ata manifestuan një arrogancë dhe primitivizëm të paparë duke shkelur rëndë autonominë e komunave në të gjitha drejtimet.
Këta njerëz të reshtuar nën flamurin e kaltër të një partie mesa duket kanë probleme jo vetëm me numrat por edhe me logjikën kur vijnë dhe gënjejnë pa fije turpi duke përvetësuar veprat tona dhe duke i paraqitur si rezultate të tyre. Po, është pikërisht BDI ajo parti e cila keqqeverisi me komunat e saj për më shumë se dy mandate dhe sot këto komuna nga Likova deri në Strugë janë komuna të bankrotura dhe para kolapsit të përgjithshëm. Këtë bankrot ne nuk do e lejojmë të na përsëritet në Gostivar. Ky tubim sonte është tubim i fitores dhe i festës se madhe të njerëzve të vullnetit të mirë. Puna jonë pasqyrohet me veprat tona. Ne punuam me përkushtim për qytetin tonë 24 orë në ditë për të ndërtuar qytetin e perspektivës dhe të ardhmes sonë dhe ju na qëndruat pas. Falë dijes, reformave dhe punës së profesionale të administratës së komunës ne bindëm  financierët e jashtëm që të ndihmojnë Gostivarin tonë.   
 Në vitin 2009 unë ju kërkova mandat si kryetar komune që të rikthenim vullnetit tuaj demokratik që u shkel me dhunë pas fatkeqësisë së vitit 1997 dhe ju më votuat në mënyrë plebishitare, rehabilituat veten tuaj dhe demokracinë lokale.  Unë me tërë qenien time dhe me kolegët punova për ju dhe në këto zgjedhje nuk doja të konkurroja  por  pasi u bë publike se krimineli donte të vinte në vendin e krimit, unë vendosa të rikandidoj dhe jam i bindur se  Gostivari ka një zot i cili vendos për fatin e tij dhe ai ZOT jeni jeni ju populli im i nderuar ”, tha Osmani.
Osmani mes të tjerash tha se “Ne jemi e vetmja komunë që kemi siguruar 20 milionë euro nga fondet financiare nga jashtë dhe brenda vendit. Ky është dhe shqetësimi i tyre se ne nuk kemi borxhe siç kanë komunat ku ata qeverisin. Unë jam i bindur se sonte sheshi i Flamurit do t’ju japë përgjigjen e merituar duke i pensionuar politikisht përgjithmonë.
Me këto para ne do të zgjidhim disa nga çështjet më kyçe për Gostivarin dhe fshatrat përreth. Do të ndërtojmë stacionin e filtrimit, me 2.2 milionë euro nga qeveria zvicerane, me 7 milionë euro nga banka gjermane ne do të zgjidhim përfundimisht problemin me ujësjellësin dhe kanalizimet , do të fillojmë me gazifikimin e institucioneve publike, do të ndërtojmë zona ekonomike dhe industriale , do të ndërtojmë shkolla, rrugë, për ta bërë Gostivarin qytet  bashkëkohor.
Ne në këto zgjedhje dalim me një bashkëpunim parimor e korrekt me Partinë Demokratike Turke me të cilën, ne bashkëpunuam katër vite në komunën  e Gostivarit. Këtë bashkëpunim do ta zgjerojmë edhe me komunën e Vrapçishtit dhe me datën 24 do të festojmë së bashku për Gostivarin dhe Vrapçishtin, Tetovën, Tearcën dhe për shumë komuna të tjera.
Edhe këto zgjedhje shoqërohen me kërcënime dhe shantazhe nga oponentët tanë politikë duke rrezikuar votën e lirë. Këto kërcënime në veçanti i adresohen malësisë së Gostivarit dhe disa vendbanimeve urbane. U rekomandojmë që mos tentojnë të dhunojnë votën e lirë sepse dora e tyre kriminale do ngeli në kutitë e votimit. Të gjithë ne demokratët e vërtetë nuk do e lejojmë këtë shkelje të demokracisë.
Ne këto katër vjet dëshmuam me investime se qytetarët për ne janë të njëjtë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, kulturore dhe politike, për ne janë të njëjtë si shqiptarët, turqit, maqedonët, torbeshët apo romët.  Prandaj të nderuar miq të bashkohemi të gjithë pavarësisht nga dallimet që kemi dhe të votojmë opsionin e vërtetë politik, dhe ai është RDK dhe programi i saj elektoral ”, përfundoi fjalimin e tij Rufi Osmani.
Para të pranishmëve fjalim mbajti edhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës i cili tha se kundërkandidati i Rufi Osmanit nuk ka të drejtë të kandidohet, pasi ai kur ishte ministër nuk bëri asnjë investim, dhe bllokoi të gjitha investimet për komunat shqiptare.
“Të dashur simpatizantë të Rilindjes Demokratike Kombëtare kundërkandidatët tanë nuk kanë ide, nuk kanë projekte nuk kanë punë të realizuara për shqiptarët. Jam i bindur sot se qytetarët e Gostivarit nuk do të votojnë thjesht kryetarin e komunës por do të votojnë kryetarin e një partie politike me të cilën do të duhet të krenohen të gjithë shqiptarët, të cilën ua ofrojmë nga Gostivari deri në Kumanovë.
Të nderuar gostivaras ata individë nuk mund ta njollosin fytyrën tonë punën tonë dhe angazhimin tonë. Të dashur qytetarë të Gostivarit dhe fshatrave përreth unë nuk mund ta kuptoj sesi një profesor i historisë del edhe thotë se Rufi Osmani nuk ka bërë asgjë për Gostivarin, se nuk ka zhvilluar ekonomikisht Gostivarin. Po ku merr vesh ai nga ekonomia?
Mendoj se ai na akuzon thjesht për një copëz pushtet. i themi profesorit të historisë se, “Gjuha kocka s’ka, por gjuha kocka thyen” dhe ashtu siç unë kam thyer kocka në parlament ai ka pasur rastin për tetë vite të punojë për t’u mos diskriminuar shqiptarët në Maqedoni. Ky ministër i ka borxh Gostivarit mbi 3000 punësime. Ky ministër me gjithë kolegët e tjerë ministra nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët, flasin fjalë të mëdha por nuk realizojnë asgjë. Arka e Stavreskit është e mbyllur për ta me dry Greqie dhe ata nuk e kanë çelësin për ta hapur këtë arkë. Çelësi për ta hapur atë arkë qëndron tek Rilindja Demokratike Kombëtare”, tha Izet Zeqiri.
Në këtë tubim madhështor përmbyllës të Rilindjes Demokratike Kombëtare në Gostivar, fjalim mbajtën edhe shefi i shtabit qendror zgjedhor Artan Dika, deputetja Flamure Demiri Kreci, kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Ramadan Idrizi,  si edhe kandidati i pavarur për komunën e Dibrës Ibrahim Kolari.

gvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubimgvtubim