23Gusht2017

Mesazhi i Rufi Osmanit për rrethin e dytë zgjedhor

05.04.2013 - Të nderuar qytetarë të Gostivarit,

Qeverisja katërvjeçare me komunën e Gostivarit ishte një nga sfidat më të mëdha që ka shoqëruar karrierën time profesionale dhe publike.
Mandati i besuar nga qytetarët në mars të vitit 2009 në kuadër të levizjes qytetare “Është koha për ndryshime” ishte një brengë dhe pergjegjësi të cilës iu përkushtova me tërë qenien time.
Rezultatet tona në mandatin 2009-2013 e bën Gostivarin të jetë komunë e respektuar dhe e perkrahur financiarisht nga institucione shumë të rëndësishme ndërkombetare.
Komuna e Gostivarit për mandatin e ardhshëm katervjecar 2013-2017 ka siguruar fonde financiare për investime kapitale në vlerë prej 20 milion euro. Me këto para, do të realizohen shumë projekte të rendesishme në interes të qytetarëve zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ne së bashku ne rrethin e parë zgjedhor dolem fitues ndaj politikes së kundershtareve që perfaqesojnë politiken e korrupsionit elektoral, kërcenimit dhe shkeljes së demokracisë.
Në këtë betejë politike të rëndësishme, më 7 prill ne do te kemi edhe ndihmën e çmuar të mijera gurbetcinjve tanë të cilët vullnetarisht kanë ardhur për të votuar në vendlindje.
Ju ftoj që në rrethin e dytë zgjedhor më 7 prill të dilni masovikisht dhe të votoni në bazë të bindjes tuaj të lirë dhe të perkrahni opsionin e ndryshimeve pozitive për komunen e Gostivarit.

Me respekt:
Rufi Osmani, kandidat i RDK-së për kryetar komune