19Gusht2017

Për 2 ditë 200 persona të përjashtuar prej pune në Gostivar

17.04.2013 -  Njeriu i cili mori mandatin në mënyrën më të pistë dhe fitoren më të fëlliqur filloi hakmarrjen e tij ndaj punonjësve të Komunes së Gostivarit dhe institucionve te tjera prej ditës së parë. Pas festimit të turpshë, me tupana, me një manifestim që i ngjasonte më shumë një dasme sikur po martohej dikush ai filloi me kërcenime. Në fakt kjo nuk ishte dasëm por ishte festa e disa qytetarëve të rangut të kryetarit të tyre. Festë e cila ia kaloj festës për Kërçovën, Strugën, Tetovën me një fjalë festa dhe organizimi për marrjen e postit ishte turp për Gostivarin, turp për kulturën dhe traditën e Gostivarit.

Pas urimeve të cilët i merte ky njeri në zyrën e re, por me qëllimin e njejtë të shkaktoje zullum filloi me hakmarrjen e tij kundër të punësuarve në Komunen e Gostivarit dhe në Ndërmarrjen Publike Komunale. Shkoi zyrë më zyrë duke e prezentuar veten "Përpara jush keni kriminelin, hajdutin, ja tash erdha une", duke vazhduar më tej "keni tre ditë për tu menduar (nënkuptohet të largoheni nga puna ose do ju largoj une", vazhdon më tutje në zyrat e tjera të komunes duke thene " RDK RDK, ku i keni ju ndryshimet", të gjitha këta me një zë të lartë duke bërtitur dhe me mllef ndaj të punësuarve duke ju kërcenuar punonjesve të komunës për te treguar qëllimin e tij diktatorial se ai ka ardhur për hakmarrje.

 Turp që nje ish-kryetar i dështuar, më pas ministër i dështuar dhe përsëri kryetar me vota të pista të mos ketë sjellje dhe respekt ndaj të punësuarve. Së paku se si respektohet dhe si sillet kryetari ai do të duhej ta dinte pasi ka ndjekur shumë trajnime.

Ti o N.B të njohim të gjithë, ironia është emri yt, tragjedia mbiemri yt, kurse pamja juaj simbolizon shkatërrim e hakmarrje.

Ju ishit njeriu që u bëtë thirrje të gjthë qytetarevë që të hyjnë në komunë, që i pritët me llokume, ndërsa përjashtuat prej pune rreth 200 persona të punësuar në Komunën e Gostivarit dhe në Ndërmarrjen Publike Komunalec, ti ua more bukën prej goje. Por ju nuk keni mbaruar ende, pasi ju vazhdoni me kërcënimet për largimet nga puna, rradhën e kanë shum persona të tjerë të cilët nuk kanë votuar për ju. Kjo pritej prej jush, pasi që tash Gostivari nuk ka baraka që ti prishni e ti lini qytetarët pa punë, tash sot ju punoni për të larguar nga puna persona profesional, të ndershëm e punëtor.

Ju mbeteni simbol i hakmarrjes, krimit. Ju jeni personi i cili para qytetarëve qeshni ndërsa kur mbeteni vet angazhoheni për shkaterrim të këtyre qytetarëve dhe qytetit tonë. Ju dhe qëllimet e juaja të "pastra" për izolimin e qytetit te Gostivarit nuk do të funksionojne, sepse qytetarët janë të vetëdijshëm për dyfytyrsinë tuaj.

Rufi Osmani e çliroi Gostivarit ndërsa ju u rikthyet si hakmarrësi i cili është në funksion të izolimit të këtij qyteti, ju jeni pengesa se pse Gostivari nuk arrin të frymoje lirshëm.

RRK – Dega Gostivar.