14Dhjetor2017

Demant ndaj deklaratave të Nevzat Bejtës

18.04.2013 -  Kontratat të punësuarve në Komunën e Gostivarit ju mbarojnë në 30 qershor të këtij viti!

Pas daljes së parë publike të kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta duke mashtruar publikun e gjerë se të punësuarit që ai i pushoi nga puna iu kishte mbaruar kontrata e punës e ndjejmë obligim të njëjtën ta hedhim poshtë.

Ky lloj kryetari jo vetëm që nuk ka legjimitetin e shqiptarëve për të udhëhequr me Komunën e Gostivarit po tani merret edhe me gënjeshtra dhe shpifje të pabaza. Kontratat e të punësuarve në Komunën e Gostivarit janë të vlefshme deri më 30.06.2013.

 

 Mllefi dhe hakmarrja e tij nuk kanë fund. Ai e di se këtë mandat e ka marrë në mënyrën më të dhunshme të mundshme, e frika e tij më e madhe është brishtësia dhe legjitimiteti i këtij mandati si edhe mosdorëheqja nga politika e liderit të vetëm të shqiptarëve Rufi Osmani.

 

Shërbimi për Informim - RDK