15Dhjetor2017

Nevzat Bejta do të japë llogari në gjykatë për shpifjet e tij

19.04.2013 - Maqedonia është një vend i vogël ku njerëzit njihen mes vete dhe pothuajse për secilin dihet se kush është dhe me çka merret. Aq më shumë njihen shqiptarët në Maqedoni mes vete dhe atyre askush, e aq më pak një person si Nevzat Bejta, nuk mund të ju hedh hi syve me gënjeshtra perverse.

Ky njeri që është sinonim i keqpërdorimit, mllefit dhe ligësisë nuk mund të hedh baltë mbi figurën e pastër të Rufi Osmanit, i cili për shqiptarët përfaqëson virtytet e ndershmërisë dhe moralit.

Njeriu që dje u zu në rrenë para kamerave duke mashtruar opinionin ngaqë ka larguar nga puna të punësuar pa u kaluar afati i kontratës, me pafytyrësinë më të madhe mundohet të mashtrojë opinionin publik duke përhapur shpifje për keqpërdorime financiare që nuk janë bërë asnjëherë në qeverisjen e ndershme komunale të katër viteve të kaluara.

Shpifjet se gjoja nga janari në komunën e Gostivarit janë harxhuar 1.200.000 euro për të financuar fushatën e RDK-së janë poshtërsira që vetëm goja e Nevzat Bejtës mund t’i trillojë. Këto gënjeshtra nuk janë të denja as për prillin si muaj i rrenave, prandaj për mashtrimet dhe shpifjet e tij të ulta kundër Nevzat Bejtës do të ngrihet padi në gjykatë. Qytetarët e Gostivarit e dinë mirë se pikerisht Nevzat Bejta ka harxhuar shuma të mëdha të parave për të blerë mandatin e kryetarit të komunës duke zbatuar korupcion më të madhe në zgjedhjet lokale të sapopërfunduara.

Menaxhimi profesional i prof. Rufi Osmanit ka qenë menaxhim i cili për profesionalitet dhe korektësi ka marun verifikim nga institucione relevante ndërkombëtare dhe këtë menaxhim të suksesshme nuk mund ta zbehin shpifjet e këtij personi të papërgjegjshëm.

Shërbimi për Informim - RDK