15Dhjetor2017

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani takoi euro - ambasadorin Orav

22.04.2013 - Kryetari i RDK-së Rufi Osmani u pranua sot në një takim pune në rezidencën e ambasadorit të BE-së në Shkup, Aivo Orav.

Kryetari Osmani informoi ambasadarin Orav për procesin zgjedhor dhe për parregullsitë e shumta me të cilat u shoqëruar ky proces zgjedhor që karakterizohet si një nga proceset më me shumë parregullsi në historinë e demokracisë në Maqedonin paskomuniste.

Në esencë të këtij procesi  qëndron  instrumentalizimi dhe keqpërdorimi i të gjithë aparaturës shtetërore dhe publike dhe fondeve të mëdha financiare në funksion të partive qeveritare.

Në fokus të bisedës me ambasadorin Orav ishin në veçanti politikat skajshmërisht revanshiste të Nevzat Bejtës  ndaj adminstratorëve komunal , të punësuarve në Ndërmarrjen Pubike Komunale , të punësuarve në sektorin e arsimit dhe në veçanti shkarkimet joligjore të drejtorëve në shkollat fillore dhe shkollat e  mesme komunale.

 Ambasadori i BE-së siguroi kryetarin Osmani se për të gjitha vërejtjet e prezentuara për të cilat kryetari Osmani  prezentoi  edhe  dëshmi  materiale do informoj dhe do kërkoj nga organet përgjegjëse shtetërore të respektohen ligjet në fuqi dhe të mbrohen të drejtat nga puna e administratorëve dhe të ruhet autonomia arsimore e shkollave.

Këto  standarde Maqedonia e ka obligim ti respekton në kuader të obligimeve që i ka marrë në procesin e integrimit të sajë në BE dhe janë pjesë e reformave instituicionale të parapara edhe me progres raportin e fundit të BE-së.


Shërbimi për Informim - RDK