23Gusht2017

Shumica politike e BDI, VMRO dhe LSDSM legjitimoi politikat e diferencimit ideopolitik të Nevzat Bejtës në shkollat shqipe në Gostivar

14.05.2013 - Rilindja Demokratike Kombëtare në mbledhjen e dytë të Keshillit të komunës së Gostivarit nëpërmjet këshilltarëve të sajë demaskoi në menyrë të argumentuar diferencimin ideopolitik ndaj kundërshtarëve politik që udheheqësia aktuale e komunës së Gostivarit zbaton në institucionet komunale me theks të veçant në arsimin publik komunal në gjuhën shqipe. 

Në mbledhjen e dytë të Këshillit Komunal me votat e këshilltarëve të BDI, VMRO dhe LSDSM u shkarkuan të gjithë anëtarët e këshillave drejtues në shkollat fillore dhe të mesme , në Ndërrmarjen Publike Komunale, në çerdhet e qytetit dhe në institucionet tjera komunale, përkundër faktit që shumicës së tyre nuk u kishte skaduar mandati i dhënë në mënyrë legjitime nga këshilli paraprak komunal.

Në diskutimin e tyre këshilltarët e RDK-së, Vesel Memedi, Bukurie Gashi Iseini, Sherafedin Veseli, Miretazan Selimi dhe të tjerë u kontestuan ashpër këto diferencime të papara ideopolitike që bëhen ndaj kundërshtarëve politik me çka u jepet një grusht i rëndë funksionalitetit të institucioneve komunale dhe në veçanti dëmtohet rëndë arsimi shqip në Gostivar. Këshilltarët e RDK-së në diskutimin e tyre demaskuan rëndë politikat hipokrite të Nevzat Bejtës duke prezentuar argumentet vijuese:

1. Në dy javet e para të qeverisjes jolegjitime me Komunën e Gostivarit Nevzat Bejta në mënyrë antiligjore shkarkoi të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme dhe çerdheve për fëmijë duke shkelur ligjin për arsim fillor dhe të mesem, statutin e shkollave komunale dhe duke mohuar në tëresi rolin e këshillave drejtues në shkollat komunale.

2. Përkundër shkeljes së rëndë ligjore gjatë shkarkimit të drejtorëve për ushtrues detyre në disa shkolla të rëndësishme si gjimnazi , shkolla teknike dhe në shkolla të tjera zgjodhi persona të cilët nuk janë të punësuar në këto shkolla dhe që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për tu emëruar si udheheqës të përkohshëm të shkollave.

3. Këto udhëheqës jolegjitim në pozicionet e drejtorëve ndërmorën një numër të madh të masave joligjore nga pozicionet e revanshizmit të egër politik jashtë praktikes dhe kornizes ligjore duke përjashtuar profesor nga puna, duke shkarkuar zëvendës drejtorët në mënyrë joligjore, duke dënuar profesorët me bindje tjetër idologjike me nga 20-30% nga paga për më shumë muaj dhe duke krijuar një atmosferë të linçit politik në shkollat komunale.

4. Në fund të vitit shkollor (muaji maj) në gjimnazin komunal është hapur konkurs për zgjedhjen e 15 profesorëve në kundërshtim me të gjitha normat pedagogjike dhe arsimore dhe janë zëvendësuar këto profesor me kuader tjetër.

5. Nga paralelet e medicinës kanë larguar mbi 25 profesor të angazhuar në sferën e praktikës dhe të teorisë medicinale për 4 vite me kontrata një vjeçare sepse Ministria e Arsimit nuk jepte pëlqim për financim nga buxheti i kësaj ministrie. Me largimin e këtyre profesionistëve dhe me zëvendësimin e tyre me persona pa pervojë është bërë një dëm i pakompenzueshëm përgaditjes praktike të personelit të ardhshëm medicinal.

6. Me këto veprime revanshiste politike duke zëvendësuar me dhjetra profesor dhe kujdestar klasash në fund të vitit shkollor është dëmtuar rëndë procesi mësimor, është devalvuar vleresimi objektiv i nxënësve në veçanti të maturantëve dhe kanë krijuar precedentin e paparë në historikun e arsimit komunal në Gostivar.

7. Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe në çerdhet e qytetit janë larguar së paku 100 persona me shkollim sipëror dhe të mesëm vetëm për tre javët e para të qeverisjes komunale të BDI-së dhe partnerëve të sajë VMRO dhe LSDSMs.

8. Në Ndërmarrjen Publike Komunale vetëm në dy ditët e para u larguan nga puna 168 të punësuar , ndërsa nga këto persona të larguar në ditet në vijim u kthyen në punë një numër i caktuar i punëtorëve fizik të nacionlaitetitet rom dhe maqedon.

9. Nga administrata komunale u larguan nga puna 18 të punësuar me arsim sipëror ndërsa u degraduan edhe 30 administrator me përvoje dhe dije të lart duke i larguar nga komuna dhe duke u mbajtur në karantin në Ndërrmajren Publike Komunale pa asnjë angazhim pune në kundërrshtim me të gjitha ligjet në fuqi.

10. Ne çerdhen e qytetit janë larguar nga puna 10 edukatore shqiptare të angazhuara me kontrat në vepër sepse Ministria e Punes dhe Politikie Sociale nuk jepte pëlqime për punësimin e tyre për motive politike.

11. Përfundimisht në muajin e parë të qeverisjes jolegjitime të BDI në Gostivar së paku janë dëmtuar rëndë me largim nga puna, degradim nga pozicionet udhëheqëse dhe punet e regullta mbi 300 të punësuar në të gjithë sektorët komunal dhe i është shkaktuar një dëm i pakompenzueshëm admninstratës komunale, ndërrmarjes publike dhe në veçanti sektorit të arsimit publik komunal.

12. Ajo që është për tu potnecuar në këtë rast është fakti se të gjitha institucionet që janë të obliguara të kujdesen për mbikqyrjen dhe garantimin e të drejtave nga puna, funkcionalitetit të arsimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nën trysinin e BDI janë paralizuar dhe nuk ndërrmarin asnjë veprim ligjor për evidentimin ose parandalimin e këtyre shkeljeve të rënda ligjore.

13. Të gjitha veprimet antiligjore të përmendura më lart në kundërshtim me të gjitha normat ligjore, normat arsimore dhe eduktive, koalcioni i Nevzat Bejtës i përbërë nga BDI, VMRO dhe LSDSM në mbledhjen e dytë të Këshillit komunal të Gostivarit tentoi të krijon mbulesën politike me ndrimin e anëtarëve të këshillave drejtues në të gjitha institucionet publike komunale që të mundet në fazën tjetër të bën mbulimin jurdik të këtyre shkeljeve të rënda juridike.

14. Ky turp i madh politik dhe institucional demaskon tërësisht këtë politike jolegjitime e cila erdhi në pushtet në Gostivar gjatë zgjedhjeve të marsit 2013 me votat e blera dhe me votat e joshqiptarëve dhe tashmë është në funksion të mbledhjës së haraxhit politik nga kundërshtarët politik dhe dhënies llogari atyre që e sollën në pushtet.

Në shenjë shprehje të pakënaqësisë qytetare për këtë revanshizëm të paparë politik diten e enjte (16.05.2013) në ora 12:00 para shkolles së mesme komunale do protestojnë në mënyrë paqësore të larguarit nga puna në sektorin publik komunal dhe drejtorët e shkarkuar në mënyrë joligjore.

RDK – Dega Gostivar