15Dhjetor2017

Vendimi antiligjor i Nevzat Bejtës për pranimin e avanseve joligjore do të dëmton buxhetin e komunës së Gostivarit për disa miliona euro

12.06.2012 - Vendimi antiligjor i Nevzat Bejtës për pranimin e avanseve joligjore do të dëmton buxhetin e komunës së Gostivarit për disa miliona euro.

Grupi i këshilltarëve të RDK-së kundërshton ashpër propozim vendimin për kompenzim të avansit joligjor të paguar për rregullimin e tokës ndërtimore me pagesën për rregullimin e statusit juridik të objekteve jolegale si një vendim skandaloz dhe i paparë në historikun e vendimmarrjes lokale.

Grupi i këshilltarëve të RDK-së kundërshton këtë propozim vendim sepse është në tërësi i paligjshëm, antikushtetues dhe do të dëmton buxhetin e komunës së Gostivarit në shuma financiare që do të tejkalojnë disa miliona euro. Komuna e Gostivarit nuk ka legjitimitet pasiv qe të sjell vendim të kësaj natyre sepse mjetet financiare palët i kanë paguar në xhirollogari të NP "Gostivari" e cila është një person i veçantë juridik ndaj të cilës është hapur procedura e falimentimit nga gjykata kompetente në Gostivar.

Për vërtetimin e kundërshtimit tonë se komuna e Gostivarit nuk është pasivisht e legjitimuar që të marrë përsipër këto obligime, tregon qartë vërtetimi i regjistrit qendror pranë të cilit është e regjistrum ndërmarrja që tregon qartë se themeluesi i ndërmarrjes në këtë rast komuna e Gostivarit nuk përgjigjet për obligimet e ndërmarrjes dhe se kto përgjegjësi i kan takuar menaxhmentit të NP “Gostivar”.

Po ky arsyetim ishte edhe arsyetim i gjykatës themelore dhe gjykatës të apelit në Gostivar të cilët e pranuan hapjen e procedurës së falimentimit ndaj kësaj ndërmarrje. Komuna e Gostivarit nuk është pasuruar nga këto mjete pasi mjetet janë paguar pranë ndërmarrjes publike ku palet vet e kanë marrë rrezikun e ndërtimit të objekteve në mënyrë të paligjshme pa kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe pa u paisur me leje për ndërtim në pajtim me ligjin për ndërtim.

Se ky propozim vendim është antiligjor argumenton edhe fakti se kontratat antiligjore që palët i kanë nënshkruar me NP “Gostivar” në periudhën 2005-2009 nenin nr.8, me këtë përmbajtje citojm:

“Nëse investitori me vetë iniciativë ka paguar mjete për rregullimin e tokës ndërtimore ndërsa sipas Planit detal urbanistik nuk është paraparë ndërtesë në lokacionin përkatës dhe për të cilën organi përkatës nuk mund të realizoj kushte për lokacion. NP “Gostivar” nuk bart asnjë lloj përgjegjësie edhe pse mund të jetë ndërtuar objekti, nuk ka obligim që ti kthej mjetet të cilat janë paguar si avans për rregullimin e tokës ndërtimore”.

Me miratimin e ligjit për rregullimin e statusit juridik të objekteve të paligjshme palët me vetë dëshirë duke e ditur se objektet e tyre janë të paligjshme qytetarët kanë paraqitur kërkesat e tyre pranë komunës me qëllim të legalizimit të objekteve të tyre.  Duhet ta kemi të qartë se ligji për rregullimin e tokës ndërtimore dhe ligji për rregullimin e statusit juridik të objekteve të paligjshme janë dy ligje të ndryshme dhe që bartin në vete obligime të ndryshme dhe prandaj në asnjë variant nuk mund të bëhet kompenzimi i obligimit për legalizimin e objektit jolegal dhe pagësën e avansit jolegal të paguar në NP “Gostivar”, gjatë viteve 2005-2009.

Në bazë të argumenteve të mësipërme grupi i këshilltarëve të RDK konstaton se :

1. Këshilli i komunës së Gostivarit duhet ta hudhë poshtë si antiligjorë dhe të mos e miraton këtë vendim antiligjor dhe antikushtetues,

2. Qytetarët të cilët kanë paguar avanset joligjore kanë të drejtë të kërkojnë që të kthejnë këto avanse nga masa falimentuese e NP “Gostivar”, në proceduren e kompenzimit si edhe kompanit të cilat kanë kërkesa ndaj NP “Gostivar”, ndërsa nuk kanë të drejtë të kërkojnë që këto avanse tua kthen komuna e Gostivarit nga buxheti komunal,

3. Miratimi i këtij Vendimi paraqet shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi sepse Këshilli komunal nuk mund të jetë zëvendësim i Parlamentit të RM dhe nuk mund të suspendon gjykatat e vendit si organe të cilët ndajnë drejtësinë në situatë të kontesteve, 

4. Miratimi i këtij Vendimi do të ketë pasoja shumë negative dhe do të shkakton një dëm prej disa miliona euro në ngarkes të buxhetit të komunës me çka drejtpërdrejt do të dëmtohen të gjithë qytetarët e Gostivarit. Përfitues nga ky vendim do të jenë një numer i caktuar i qytetarëve të cilët edhe ashtu kanë fituar me faktin që kanë krijuar pasuri të patundshme antiligjore me vlerë të lartë tregu,

5. Miratimi i këtij vendimi është çmimi politik që duhet ta paguan komuna dhe qytetarët e sajë falë një premtimi antiligjor që Nevzat Bejtës ua premtoi këtyre qytetarëve gjatë fushates elektorale të këtij viti, të cilët qytetar i mashtroi njëherë në periudhën 2005-2009 dhe tash tenton ti manipulon sërish, 

6. Nese Këshilli i komunës nuk merr parasysh këto argumente juridike, grupi i Këshilltareve te RDK-së në emër të mbrojtes së interesit të qytetarëve të cilët i përfaqëson në këtë organ dhe në emër të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë do të inicoj procedurë para institucioneve përgjegjëse qeveritare dhe pranë Gjykatës Kushtetuese për anulimin e këtij Vendimi antiligjorë.

Grupi i këshiltarëve RDK – Gostivar