19Gusht2017

Rritja e çmimit të ujit për pije për 100% një goditje e rëndë për standardin e qytetarëve të Gostivarit

altalt11.07.2013 - Në vazhdën e menaxhimit joligjor dhe në dëm të qytetarëve të Gostivarit në mbledhjen e mbajtur më 10 korrik 2013 shumica e këshilltarëve  BDI-VMRO miratoi vendimin për rritjen e çmimit për ujin për pije dhe për shfrytëzimin e kanalizmit për 100 %, 50% nga 1 gushti 2013 dhe 50% shtesë nga 1 janari 2014.  Grupi i këshilltareve të RDK-së në mënyrë të argumentuar kontestoi rritjen e propozur si vendim i cili nuk bazohet në asnjë analizë të mirëfillt ekonomike dhe vendim i cili do të ketë kundërfekt në kuptim të stabilizimit financiar të NPK dhe do të godas rëndë xhepin edhe ashtu të varfëruar të qytetarëve të Gostivarit.  

Këshilltarët e RDK-së argumentuan se në NPK ekzistojn shumë rezerva të mbrendshme të cilat duhet të shfrytezon dhe të cilat do të rrisin përmbajtesisht nivelin e faturimit dhe arketimit të llogarive për ujin dhe kanalizim. Me këto  masa reformuese do të arihej grumbullimi i rritur i parave dhe nuk do të kishte nevoje ti rritet çmimi aktual i ujit  dhe kanalizimit.

Këshilltarët e RDK I rekomanduan udhëheqësis aktuale të NPK së Gostivarit që të vazhdohet me aktivitetin e filluar në periudhën 2012-2013 nga udhëheqesia paraprake në NPK në këto drejtime:

1.Faturimi i ujit për amviseri dhe kompani arin vetëm 25% nga uji i angazhuar komplet nga burimet në Vërtok, qe e ka kuptimin e humbjes se sasisë së ujit për 75%. Nese miret parasysh fakti se nga kjo humbje, sasia e  humbjes teknike nga rrjeti është 45%, humbjet nga mosfaturimi i sakt arijnë në 30%. Kjo humbje prej 30% është rezultat i ujë matësve të amortizuar, nga të cilët 70% e ujë matësve nuk funksionojn dhe për pasojë nuk lexohet sasia e saktë e ujit të harxhuar. Njëkohesisht mesatarisht ekziston edhe një numër prej 10% të shfrytëzuesve që janë te kyçur në të zezë dhe të cilëve nuk u faturohet aspak.

      Në funksion të elimininimit të dukurive të cekura në piken 1  RDK propozon :

Të zbatohet në tërësi projekti nga KFË banka, projekt i siguruar nga RDK në mandatin paraprakë me të cilin projekt do të instalohen 6000 shfrytezues ujë matës të rinj , nepermjët të cilave pajimeve do të arihet të lexohet sakt sasia e ujit të harxhuar.  Me ketë veprim do të plotesohet kushti minimal që së paku 80% e ujë matesve të rinj të jenë funksional dhe kështu do të kishim një  pasqyrë shumë më reale për harxhimin e ujit që është bazë për faturim real dhe projekcione reale të të hyrave financiare të NPK.

Rrjeti i ujë sjellesit në qytet dhe fshatra është në gjendje të vështirë teknike dhe funksionale dhe njëkohësisht cilësia e ujit për pije është e paqëndrueshme qe efektuon humbje shtesë të sasive të  mëdha teknike të ujit, shpenzime të mëdha financiare dhe teknike për mirëmbajtje vijuese dhe investicionale të ujë sjellësit.  

       Në fuksion të eliminimit të mangesive në kuader të pikes 2 këshilltaret e RDK propozuan:

Të pritet të përfundon realizimi i projektit nga krediti i KFË bankës me të cilin kredit financohet përfundimi I disa punimeve me rëndesi teknike në funksion të evitimit të defekteve të sistemit dhe përmirsimin e rrjetit dhe zvoglimin e humbjeve të ujit.

Të  përfundohet me realizimin e projektin të financuar si grand nga SECO- agjenci zvicerane me të cilat mjete do të financohet ndërtimi dhe funksionimi i stacionit filtrues në Vërtok. Pas perfundimit të investimeve në piken 2 të përpunohet metodologji e re shumë më profesionale (ose të shfrytzohet metodologjia e përpunuar nga konsultantët Rojal Haskoning) në bazë të ciles metodologji do të posedohen informata të sakta për ndryshimin eventual të  çmimit të ujit në lartesi dhe në aspekt kohor.

3. Përqindja e arkëtimit të llogarive të ujit dhe të kanalizimit arin 40-50%, fakt ky që argumenton se 50-60% e këtyre të hyrave nuk arkëtohen. Pikërisht mosarketimi është 60% të të hyrave të faturuar është njëri nga shkaqet kryesore për gjendjen e vështirë financiare te NPK për dy dekada. Me rritjen e çmimit të ujit rritet edhe çmimi i kanalizimit fakt ky që paraqet një barrë të madhe financiare për qytetaret e Gostivarit. Çmimi i kanalizimit është 60% nga çmimi i ujit, qe së bashku përfaqson nje kosto të lart financiare nënivel mujor.

Këshilltaret e RDK-së në funkcion të rritjes së arkëtimit të llogarive të ujit, propozuan që të vazhdohet me aktivitetet shtesë të perforcimit dhe stimulimit financiar të shërbimit të inkasanteve dhe te ofrimit te mundesis se pageses me më shume këste për qytetaret dhe firmat ne fukcion te rritjes së arkëtimit të parave nga uji dhe kanalizmi. Rritja e arketimit në nivelet 80-90% do te eliminonte nevojën e rritjes se çmimeve në tërësi. Problem nuk është lartësia e çmimit por mosgrumbullim i parave te faturuara për ujin dhe kanalizimin edhe si rezultat I faktit që uji nuk e ka cilësin e duhur për tu përdor për pije.

4. Ritja e çmimit do të ndikon në rritjen e obligimit shtesë për TVSH ndaj  buxhetit qeveritar pavarsisht nga fakti që këto llogari nuk do të arketohen, obligimi i TVSH-si do të paguhet me akontacione mujore. Pikërisht borxhet e trashiguara prej disa miliona euro për TVSH, tatim në fitim dhe tatim personal krahas borxhit për kontributet pensionale dhe shëndetsore që u krijuan në mandatin 2005-2008 kur qeveriste me komunën e Gostivarit BDI janë shkaku kryesor që NPK vazhdon të ketë probleme me fukcionimin normal financiar.

Rritja per 100% e çmimit të ujit do të rrit borxhin për TVSH për 200% sepse TVSH do të paguhet edhe për llogarit e faturuara por të parkëtuara dhe në këtë mënyrë do të përkeqësohet dukshëm likuditeti i NPK dhe do të vihet në pikepyetje funksionimi normal i kësaj firme komunale.

5. Analizat e bëra nga ekspertet e RDK-së argumentojn se përkundër veshtirësive të përmendura me lart sektori i ujë sjellësit dhe kanalizimit në NPK punon me rezultate pozitive, ndërsa humbjet që I krijon NPK u adresohen sektoreve të tjerë të cilët punojnë me humbje.

6. Perfundimisht nuk ekziston asnjë arsye e shëndosh eknomike dhe logjike për rritjen kaq drastike të çmimit të ujit të pijes në një kohe kur varferia dhe skamja janë bërë problem kryesor i të gjithë qytetarve dhe familjeve .

Rritja e çmimit të ujit për pije dhe për shfrytezimin e kanalizimit për 100% paraqet një goditje të rëndë për standardin dhe xhepat e varfëruar të qytetarëve të Gostivarit në kohen kur shumica e tyre janë papunë dhe në gjendje të veshtirë ekonomike dhe sociale.  

Në këto 100 ditë të para të menaxhimit të komunës  së Gostivarit nga një udhëheqësi jolegjitime dhe pa përkrahjen demokratike të popullit shqitarë karakteristikat e veçanta të saja janë:

Politikat e ndëshkimit selektiv të qytetarve dhe të firmave në baza politike, përjashtimi joligjor nga puna të disa qindra adminstratorëve dhe profesoreve me bindje opozitare politike, prishja joligjore e terasave përkunder lejimit të ndërtimeve paleje , mbyllja e dhjetëra lokaleve të oponentëve politik dhe ndëshkimet e larta financiare nga disa mijë euro, bartja tendecioze e qindra automjeve çdo dite , kërcnimi për perjashtim  nga trafiku të qindra auto taksive dhe së fundi rritja e çmimeve të ujit dhe të tatimeve komunale nxjerin në siperfaqe një menaxhment politik kriminal dhe në kundërshtim me premtimet e rrejshme elektorale të zgjedhjeve të marsit 2013.  

Tashmë të gjithë qytetaret duke përfshirë edhe përkrahësit më ekstrem të BDI e kan të qart se në këtë mandat  Gostivari do të ballafaqohet me  pasoja afatgjatë negative të një politike destruktive rënuese në kuadër të slloganit të tyre “bashku rënojm” sepse rënimi për këto persona e ka kuptimin e “ndërtimit”  

Grupi i këshilltarëve i RDK-së