17Dhjetor2017

Zvoglimi i buxhetit të komunës së Gostivarit për 3,5 milion euro dështimi më serioz i kryetarit jolegjitim të BDI-së

24.09.2013 - Ribalanci i buxhetit të komunës së Gostivarit i miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit komunal është dështimi më serioz i një qeverisje antidemokratike dhe antikombëtare të dalë nga zgjedhjet e manipuluara të marsit të vitit 2013. Me këtë ribalanc u zvoglua buxheti komunal në pjesën e të hyrave buxhetore për 2,2 milion euro dhe u zvogluan të dalat buxhetore për 3,4 milion euro. Ky zvoglim i buxhetit i adresohet ekskluzivisht buxhetit bazë me çka gjatë vitit 2013 qytetarët e Gostivarit do të dëmtohen për 3,4 milion euro investime kapitale. 

Në pozicionin e të hyrave kapitale zvoglimi është 44% gjegjësisht shuma prej 1 milion euro. Ky dështim serioz i adresohet faktit që kjo udhëheqësi kriminale komunale ka dështuar në tërësi në procesin e shitblerjes legale të tokës ndërtimore dhe në arkëtimin e parave gjatë legalizimit të objekteve jolegale. Në pozicionin e të hyrave tatimore që janë të hyrat nga tatimi në pronë, taksa komunale dhe tatimi në qarkullim zvoglohen të ardhurat tatimore për 15% gjegjësisht për 432 mijë euro.

Ky dështim në arkëtimin e parave publike i adresohet shkatrimit të burimeve humane të krijuara në mandatin 2009-2013 dhe mbi të gjitha miratimit të vendimit antiligjor për pranimin e avanseve joligjore që dikur qytetaret e manipuluar i paguan në NP Gostivar në falimentim. Si pasojë e këtij vendimi antiligjor të miratuar nga kjo udhëheqësi komunale jolegjitime qytetarët e ndershëm të Gostivarit do të kenë më pak investime kapitale në vlerë prej disa miliona euro.

Dështimi më i madhë i kësaj udhëheqësie komunale kriminale është në pozicionin e huamarrjes kreditore nga bota e jashtme. Edhe pse udhëheqësia komunale e RDK-së e mandatit 2009-2013 siguroi kredite të volitshme nga Banka Botërore në shumë prej 1 milion euro dhe 1,2 milion euro nga KHW banka gjermane dhe siguroi mbi 10 milion euro nga burime të volitshme kreditore.

Dallimi prej 1,25 milion euro për te cilin bëhet zvoglimi i finacimin kreditor nga bota e jashtme i adresohet kredit te KHW bankes, kredi të cilën menaxhmenti aktual komunal dhe i NPK është duke e menaxhuar me shumë manipulime dhe në mënyrë jocilësore në vendosjen e ujëmatësve dhe të ventilave në rrjetin e ujësjellsit të qytetit. Kjo mënyre e keqmenaxhimit të kreditit të KHW bankës vë në pikëpyetje fazën e dytë të kredit të KHW bankës në shumë prej 5 milion euro me të cilat para duhej të bëhej rehabilitimi serioz i ujësjellsit të qytetit dhe të bëhej reformimi i plotë I NPK të Gostivarit.

Krahas dështimit serioz me zvoglimin e buxhetit bazë për 35%, ky menaxhment komunal i dështuar rriti tatimin në qarkullim në patundshmëri për 50% rritje kjo që do të godet rëndë xhepat e qytetarëve në këtë situate të rëndë ekonomike dhe sociale. Në situatën kurë nuk kishte asnjë argument për të kundërshtuar argumentet e këshillltarëve të RDK-së, Nevzat Bejta në mënyrë shumë primitive dhe vullgare ofendoi këshilltarët e RDK-së dhe në veçanti këshilltaren Bukurije Gashi-Iseini. Në shenjë protesteje ndaj kësaj sjellje primitive dhe antinjerëzore këshilltarët e RDK-së në mënyre demonstrative lëshuan mbledhjen e 4 të Këshillit komunal të Gostivarit.


Keshilltarët e RDK-së Gostivar