23Gusht2017

Modeli i bashkëpunimit LSI-PS është alternativa e mirëfillt për bashkëpunimin opozitar shqiptar në Maqedoni

04.10.2013 - Bashkëpunimi i subjekteve politike në sistemet demokratike bazuar në peshën elektorale është një praktikë e mirënjohur në vend dhe në botën demokratike. Koalicionet parazgjedhore dhe paszgjedhore tashmë janë bërë praktika të regullta politike në realizimit e objektivava politike. 

Kjo domosdoshmëri e bashkëpunimit paraqitet si imperativ tashmë kur subjektet politike të bashkësive etnike pakicë bëhen faktor vendimtar në përcaktimin e fituesit në rrethin e dytë zgjedhor edhe në komunat ku shqiptarët janë shumicë.

Në funksion të luftimit t kësaj dukurie të devalvimit të vullnetit politik të popullit shqiptarë RDK prej kur ekziston në skenën politike ka qenë afirmative në lidhje me bashkëpunimin politikë.

Bashkëpunimi i opozitës shqiptare fuqizon politikisht opozitën shqiptare dhe rrit mandatet e saja politike në nivel të pozitlës aktuale me shansa reale që në zgjedhjet e radhës opozita shqipatre të jetë fituese në kampin politik shqiptar.

Duke qenë të vetëdijshëm se bashkëpunimi i opozitës shqiptare sot është interes kombëtar, Rilindja Demokratike Kombëtare ofron modelin e bashkëpunimit LSI-PS si model më korekt dhe real për bashkëpunimin opozitar shqiptarë në Maqedoni.

Në lidhje me iniciativën e PDSH-së të komunikuar nëpërmjet mediave kryetari i RDK-së autorizon Naxhi Xhelilin dhe Vesel Memedin të venë kontakt me Zijadin Selën përfaqësuesin e PDSH-së për të bashkëbiseduar projektet alternative të dy partive.

Sherbimi për informim i RDK-së