17Dhjetor2017

Dega e RDK-së në Gostivar formon Forumin e Orientimit të Politikave

19.10.2013 - Menjëherë pas mbajtjes së kuvendit zgjedhor, dega RDK Gostivar, pa mos humbur kohë mbajti mbledhjen e parë të kryesisë së degës të sapozgjedhur. Në mbledhjen e parë të kryesisë së re të udhëhequr nga Kryetari i sapozgjedhur Vesel Memedi, u zgjodh kryesia e ngusht e degës edhe atë:

Servet Jusufi - Sekretar

Nehat Farizi - Nënkryetar për organizim të jashtëm,

Zemrije Iljazi -  Nënkryetare për pushtet lokal,

Kurtish Salija - Nënkryetar për organizim të brendshëm,

Abil Idrizi - Nënkryetar për marrëdhënie me publikun,

Ibrahim Hasani - Nënkryetar për menaxhim me resurset njerëzore.  

Roli i sekretarit dhe nënkryetarëve do të jetë mjaft i rëndësishëm në marrjen e përgjegjësive dhe obligimeve në sforcimin e kapaciteteve humane dhe organizative të degës me qëllim të përgaditjes sa më të mirë për sfidat e radhës kurdo qofshin ato. Në të njëjtën mbledhje u formuan edhe pesë komisione që do të kenë përgjegjësi të madhe në furnizimin, analizimin dhe implementimin e gjithë këtyre informatave në fusha të ndryshme specifike të veprimit politik të degës së RDK në Gostivar.

Theks më të madh iu dha formimit të Forumit për Orientim të Politikave që është krejtësisht diçka e re në veprimet politike të ndonjë dege lokale në regjionin tonë në përgjithësi. Në kuadër të këtij Forumi do të mblidhen ajka më e mirë që posedon Gostivari si kapacitet human që ia duan të mirën Gostivarit në përgjithësi. Ky Forum do të ketë përsipër përpilimin e një platforme të fuqishme që do të përfshijë të gjitha sferat e jetës shoqërore, dhe do të shërbej si moto e zhvillimit të qytetit të Gostivarit në kuadër të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Në këtë takim u dakorduan që Dega e RDK-së në Gostivar do të jetë në kampanjë të përhershme dhe do të bëj maksimumin të ndjek çdo anomali që do të paraqitet në teritorin e Komunës së Gostivarit.


RDK – Dega Gostivar

Shërbimi për Informim - RDK