14Dhjetor2017

Vazhdojnë aktivitetet për konsoldimin e radhëve të RDK-së në Tetovë

26.10.2013 - Në vazhdën e aktiviteteve të konsoldimit të radhëve të RDK-së në mbledhjen e kryesisë së degës në Tetovë asistoi edhe kryetari Rufi Osmani.

Në debatin e zhvilluar u konstatua me unanimitet se strukturat ekzistuese te RDK-së janë mobile dhe se vullneti për të vazhduar në konsolidimin e mëtejm të RDK-së është prezent te shumica dërmuese e strukturave partiake dhe se nuk ka dukuri të kalimit në struktura tjera politike.

Kryetari Rufi Osmani informoi anëtarët e kryesisë së degës për iniciativat e reja për fuqizimin e spektrit opozitar shqiptarë pa llogaritur në këtë front opozitar PDSH-në. Në këtë drejtim ishin me interes informatat për inciativat që lidhen me bashkëpunimin e RDK-së me disa struktura politike opozitare dhe organizata jopolitike të spektrit civil dhe intelektual.

Kryetari Osmani rekomandoi që strukturat ekzistuese të RDK-së të riformatohen në bazën rajonale dhe në strukturat organizative të RDK-së të kyçen detyrimisht këshilltarët e zgjedhur komunal, kandidatët për kryetar komunash dhe personalitete me relevanc intelektuale dhe publike.

Kryesia e degës obligoi kryetarin e degës Hamdi Saitin me një grup të anëtarëve të kryesis së degës dhe këshilltarët e zgjedhur të riformatojn strukturat organizative të RDK-së në rajonin e Tetovës.

Këto procese të rikonsolidimit të strukturave partiake duhet të përfundojn me fundvitin kur do të mbajë séance zgjedhore Kuvendi Qendror I RDK-së.

Shërbimi për Informim - RDK