22Nëntor2017

Institucionet kompetente shtetërore të ndërpresin punën antiligjore të Nevzat Bejtës

30.10.2013 - RDK – Dega Gostivar u bën thirrje Institucioneve kompetente të shtetit njëherë e përgjithmonë të ndjekin punën e secilit person që merret me punë publike, në rastin konkret të Nevzat Bejtës.

Personi publik Nevzat Bejta në mënyrë flagrante është duke shkelë çdo ligj dhe normë etike në kryerjen e punës publike në kuadër të Komunës së Gostivarit. Pas dëshmisë së argumentuar nga ana e revizionit shtetëror për keqpërdorim të detyrës zyrtare si ish Ministër i Pushtetit Lokal në më shumë drejtime dhe në veçanti me transferin antiligjor të 1,5 milion euro për bashkpartiakut të tij në komunën e Çairit , tani po nga pozicioni i kryetarit të komunës vazhdon me keqpërdorimin e detyrës zyrtare në kuadër të Komunës së Gostivarit.

Ky keqpërdorim vërtetohet së fundi edhe me shkeljen flagrante të ligjeve në fuqi duke vazhduar të shkarkoj nga puna 6 punonjës në Komunën e Gostivarit që janë dërguar në mënyrë antiligjore në ndërtesën e Ndërmarrjes Publike Komunale.

Pas shkarkimit dhe përjashtimit të parë antiligjor, Agjencioni për Nënpunës Shtetëror të gjithë 6 punonjësit i kthen në punë, kurse personi publik Nevzat Bejta sërrisht e then ligjin duke i shkarkuar për së dyti herë duke ndryshuar vetëm datën e shkarkimit. Me këtë shkarkim të dytë edhe njëherë vërtetohet se ky person nuk respekton ligjin për nënpunës shtetëror, por edhe vet agjencionin.

RDK – Dega Gostivar pyet institucionet publike se a thua ky person është mbi ligjin dhe mbi kushtetutën e vendit dhe se a ka institucion kompenent juridik që do ta gjykoj dhe detyron këtë person të respketon kushtetutën dhe ligjet në fuqi?

RDK – Dega Gostivar kërkon edhe njëherë nga institucionet kompetente publike që të vepron konform gjetjeve dhe rekomadimeve të konstatuara nga revizorët shtetëror dhe njëkohësiht do të kërkon nga revizioni shtetëror që të rishikojë menaxhimin publik nga personi publik që aktualisht udhëheq me Komunën e Gostivarit.

Të bashkangjitur Vendimi i Agjencionit dhe Vendimet për largim vetem me datë të ndryshuar:

Vendimi i parë për largim nga puna

Vendimi i dytë për largim nga puna

Vendimi i Agjencionit për kthim në punë

RDK – Dega Gostivar

Shërbimi për Informim – RDK