14Dhjetor2017

Nevzat Bejta e zhyti komunën e Gostivarit për 6 muaj në mbi një million euro borxhe

09.11.2013 - Në mbledhjen e fundit të këshillit të komunës së Gostivarit këshilltarët e RDK-së demaskuan punën antiligjore të udhëheqësis aktuale në dimensionin e borxheve të reja dhe programit spekulativ zhvillimor për vitin 2014. Në një debat tepër polemizues ku në mungesë të argumenteve kryetari aktual jolegjitim dhe stafi i tij vazhduan të ofendojn këshilltarët e RDK-së në nivelin e një primitivizmi të paparë për praktikat demokratike. 

Këshilltarja Bukurije Gashi Iseini argumentoi se raporti kuartal i buxhetit për periudhën janar –shtator 2013 manifeston tendecën e përkeqësimit të gjendjes financiare të komunës së Gostivarit në buxhetin bazë dhe në buxhetin e arsimit. Këto rezultate janë vazhdimsi e politikave të gabuara dhe dështake të kësaj udhëheqesie komunale që u pasqyruan më së miri me zvoglimin drastik të buxhetit qe u be me ribalancin kur u zvoglua buxheti bazë për 3,5 milion euro. Këshilltarja e RDK-së argumentoi se e veçanta e këtij dështimi është menaxhimi me borxhin publik komunal që është karakeristik dalluese e këtij personi i cili njihet si person që edhe në mandatin 2005-2009 e la komunën buzë bankrotit financiar me borxhin komunal më të madhë në vend, borxh i cili në nivelin e mbi 5 milion eurove u paguan nga kryetari komunës Rufi Osmani në mandatin 2009-2013.

“Në bazë të këtij raporti kuartal përfundimisht me 30.09.2013 komuna ka borxhe të papaguara në ngarkese të buxhetit bazë shumën prej 39.788.692,00 denar ose 650.000 euro dhe borxhi i shkollave është mbi 12 milion ose 200 mijë euro, ose në total komuna ka borxh prej 850 mije euro. Sot jemi 8 nentor 2013 dhe me siguri se borxhi i komunës tejkalon 1 milion euro, pra politikat e menaxhimit janë të njejta si ajo popullorja “ujku qimen e ndron por hujin nuk e ndron”. Edhe në mandatin e parë edhe tash synim kryesor është ta futni komunën në borxhe të mëdha pa mbajtur përgjegjësi për atë se kush do duhet të paguan këto borxhe.

Nuk ju takon juve të lavdëroheni me invetsimet e bëra në Forinë, Çegran, Debresh, investimet në ndriçimin publik, në ujesjejllësin e qytetit dhe me pajimet e blera për NP Komunalec, fonde financiare këto që tejkalojnë shumën prej mbi 1 milion euro ndërsa së bashku me fondet e KHW bankës dhe agjencionit SECO tejkalojnë shumën prej 10 milion euro të siguruara nga udheheqësia komunale e RDK e mandatit 2009-2013. Të përpilohet një program zhvillimor dhe të mos jepet asnjë informacion për fazën e projekteve, strukturën e kofinancimit, kohen e realizimit dhe infromata të tjera të rëndësishme argumentojn nivelin e ulët profesional të kësaj udheheqësie komunale”, deklaroi Bukurije Gashi Iseini.

Këshilltarja nga radhët e RDK-së potencoi se ky keq menaxhim me borxhin komunal është pasojë e faktit që në komunë aktualisht zbatohen tendere tërësisht të partizuara, pa konkurencë reale dhe çmimet e punëve që janë paraprakisht të kurdisura dhe që janë së paku 30-50% më të larta nga periudha paraprake.

“Jam e sigurt se lartësia e borxhit që përmendët në këtë raport është vetëm borxhi i evidentuar në kontabilitet, ndërsa borxhi real është shumë më i lartë kur këtij borxhi do i shtohen padit në ngarkesë të komunës nga prishja joligjore e objekteve që Bejta i bënte në vitet 2005-2009 dhe të tjera dhe jam e sigurt se komunën do e leni sërish para bankrotit siç e latë në vitin 2009”, theksoi Bukurije Gashi Iseini. 

Duke pasqyruar një borxh që me datën e sodit duhet të tejkalon 1 milion euro del në sipërfaqe e vërteta se edhe ato pak investime që i keni bërë në infrastruktur dhe që financohen nga buxheti bazë nuk i keni paguar.

Kordinatori i grupit të këshilltarëve Vesel Memedi duke diskutuar për çështjen e borxhit të ri dhe të programit zhvillimor për vitin 2014 si një program jocilësor dhe pa informacionin e duhur konstatoi se ky program është një variant i keq i kopjimit që i është bërë raportit të punëve të komunës të mandatit 2009-2013 në pjesën e projekteve vijuese dhe zhvillimore për mandatin 2013-2017 të përpiluar nga RDK.

Këshilltarët e RDK-së gjithashtu u kyqën në mënyrë serioze dhe argumentuese në debatin që kishte të bëjë me programin zhvillimor të komunës së Gostivarit për vitin 2014. Në këtë debat u demaskua qartazi se ky program zhvillimor nuk është asgjë më tepër se një propagandë dhe marketing politik se kinse komuna për vitin 2014 do të investoj mbi 15 milion euro, gjë që edhe fëmijët e vëgjël e kuptojn se kjo është vetëm një propagandë rreth vitit të ardhshëm që gjasat janë reale që do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Këshilltarët e RDK-së gjithashtu demaskuan edhe njëherë dyftyrsinë e komunës së Gostivarit në selektimin e përkrahjes financiare për sportin në komunën e Gostivarit. Në këtë seancë u votua për përkrahje financiare të një klubi futbolistik që nuk ekziston aspak në kartën e garimit sportiv me ekip senior. Me këtë votim edhe njëherë u argumentua se KF Gostivari që garon në ligën e parë republikane, KF Arsimi nga Çegrani, KF Vardari nga Forina, KF Përparimi nga Reçani, dhe KF Shkëndija nga Vërtoku që garojn në ligën e tretë republikane, nuk ekzistojn aspak për komunën e Gostivarit.

Grupi i Këshilltarëve të RDK-së – Gostivar

Shërbimi për Informim - RDK