15Dhjetor2017

Urime Dita e Alfabetit Shqiptar

22.11.2013- Urime Dita e Alfabetit Shqiptar,
 
Kongresi i Manastirit në të cilin u krijua alfabeti i gjuhës shqipe, ndikoi edhe në zhvillimet e rëndësishme për kombin shqiptar duke shërbyer në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe unitetit ndërmjet shqiptarëve.

Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë por ne si popull ia kemi dale ti mbajmë në drejtimin e duhur, e sot të qëndisim me to urimet për këtë ditë.

 Brez pas brezi kemi kënduar e shkruar në gjuhën tone të dashur dhe do të vazhdojmë ta pasurojmë me kujdes, pa ia prishur bukurinë.

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, t’ju uroj 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit.

Me Respekt
Rufi Osmani
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare