14Dhjetor2017

Diskriminimi buxhetor ndaj shqiptarëve për vitin 2014 një dhuratë për festat e nëntorit nga tandemi Ahmeti – Gruevski

26.11.2013 - Edhe ky buxhet në esencë është vazhdim i politikave të gabuara buxhetore me të cilat synohet të blehet lojaliteti i pensionistëve, shtresave sociale të varfëra, administratorëve dhe bujqëve në funksion të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pavarsisht nga fakti që me këto politika buxhetore qeveria e Gruevskit definitivisht e përgadit skenarin e bankrotit buxhetor të Greqisë edhe vendit tonë. 

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrimin se edhe ky propozim buxhet i RM në parim ndjek logjikën e njëjtë të planifikimit të manifestuar vitet e fundit nga qeveria e VMRO-së në teorinë makroekonomike njihen si politika kejnizianiste. 

 Në parim kjo qasje është në rregull sikur projekcionet buxhetore të bazoheshin në parashikime reale në funksion të rritjes së prodhimit, eksportit , investimeve kapiatle, punësimit dhe përmiresimit të standardit jetësor të qytetareve. Ky projekt buxhet nuk meriton përkrahjen e deputetëve sepse dinamika e rritjes së buxhetit është mbi dinamikën e rritjes reale të PBB dhe se kjo rritje buxhetore do të financohet ekskluzivisht me rritje të deficitit buxhetor, deficit ky prej 10,5% të shpenzimeve buxhetore më i larti në financat publike të vendit në këto 22 vite të tranzicionit ekonomik. 

Deputeti Naxhi Xhelili në prononcimin e tij tha se edhe pse deficiti i projektuar buxhetor planifikiohet të jetë 3,5% nga PBB e planifikuar, është më se e sigurt se deficiti do jetë më i lart për asrye se projekcionet e rritjes së GDP prej 3,2% nuk ka gjasa reale të realizohet ashtu siç nuk janë realizuar projekcionet në vitet e fundit. 

“E veçanta e këtij deficiti buxhetor është fakti se nëpërmjet huazimit të ri prej mbi 300 milion euro vendi definitivisht futet në zonën kur rrezikohet stabiliteti i financave publike edhe kur aftësia e kthimit të borxhit vehet në pikpyetje të madhe në veçanti kur në 3-4 vitet e fundit shteti duhet të kthen 1 miliard euro kredi të marrë paraprakisht. Problemi bazë i projekcioneve buxhetore të kësaj qeverie lidhet me faktin se shteti hyn në borxhe të reja duke i përdorur qindra miliona euro për projekte kapitale joproduktive të cilat projekte në perspektivë do të krijojn shpenzime të reja fikse për mirëmbajtjen e tyre dhe nuk do të gjenerojnë kurfarë të hyrash. 

Është e rëndesishme të potencohet se edhe ky buxhet prej 2,6 miliard euro është një barë e rëndë për ekonomin dhe qytetaret e këtij vendi që i kanë te ardhurat personale me të ulëta në Evropë me përjashtim të Kosovës. Edhe ky buxhet në strukturen e tij ka 52% të shpenzimeve për transfere, për subvencione dhe për transferta sociale dhe është buxhet që synon të bleje qetësin sociale” theksoi Naxhi Xhelili. 

Deputetja Flamire Demiri Kreci potencoi se sa i përket investimit publik siç ëshë rruga Kërçov-Ohër ngel një enigmë e papërgjigjur që e bën këtë investim të jet zorë qore është fakti se pa asnjë arsye nuk është planifkuar ndërtimi së pari i rrugës Gostivar-Kërçovë, pa të cilën rrugë ky investim do te jetë jofunksional sepse 50% e qytetarëve të vendit nuk do e përdorin këtë rrugë.

“Edhe ky buxhet nuk jep pergjigje për të vërtetën e hidhur se pse Maqedonia vazhdon të jetë vendi me investime të huaja më të ulta në Europë dhe në rajon përkunder faktit që qeveria gjithë kohen manipulon opinionin se është vendi me kushte më të mira fiskale për të zhvilluar biznes. Se shumë çka nuk është në rregull me politikat ekonomike të kësaj qeverie të cilat përveç stabilitetit makro-ekonomik nuk sigurojnë asgjë stimulative për ekonominë dhe qytetarët argumenton edhe fakti që kjo qeveri manipulon edhe me numrin e të punësuarve duke rritur fiktivisht numrin e të punësuarve duke deklaruar nga vet ministri Stavreski se ka rritje të punësimit në pesë vitet e fundit për 100 mijë të punësuar ndërsa po ky minister nuk është në gjendje të argumenton se pse deficiti vijues në fondin pensional tejkalon 200 milion euro. 

Pyetja e papërgjigjur është se ku shkojnë parat e sigurimit pensional të 100 mijë të të punësuarve të rrinjë që deklarohen si punësime nga qeveria aktuale. Në këtë mënyrë argumentohet se realisht nuk ka punësim në shifrat e deklaruara por gjendja me punësimin dhe papunësimin është shumë alarmante dhe shumë negative. Projekcionet e qeverisë për parat publike për decentralizimin argumentojnë politikat anti- qeversijes lokale sepse është pikërisht kjo qeveri qe nuk ka rritur pjesën e TVSH nga 3% në 4,5% siç është obligim ligjor dhe njëkohësisht nuk realizon në masë të konsiderueshme ligjin për zhvillim të barabartë rajonal që është 1% e PBB-së që e ka kuptimin e alokimit të mbi 80 million investimeve kapitale për komunat e pazhvilluara. Një praktikë e kësaj natyre ka dëmtuar komunën e Gostivarit për vitin 2009-2013 nga 10 deri në 15 milion euro. 

Edhe ky buxhet argumenton se në aspket të financave publike Maqedonia vazhdon të jetë vendi me financa publike më të centralizuara në Europë dhe se pikerisht këtu qendron deshitimi me serioz në zbatimin e Marrëvrshjes se Ohrit në komponentën e decentralizmit. Projekcionet e qeverisë për rritje të pagave dhe të pensioneve dhe subvencioneve për së paku 5% në vitin 2014 është jashtë çdo logjike të shëndoshë ekonomike sepse Maqedonia është vendi i vetëm në Europe ku pagat në sektorin publik janë shumë më të larta se pagat në sektorin privat në veçanti në deget kryesore ekonomike si ndërtimtaria, tekstili, tregtia dhe sektori shërbyes produktiv. Ju rekomandojmë që të merni si shembull rastin e politikanëve në Kroaci dhe Serbi ku në funksion të zvoglimit të shpenzimeve buxhetore joproduktive bëhet zvoglimi i pagave në admnistratën publike dhe shtetërore nga 20-25%, pra zvoglim jo rritje siç planifikoni ju në funksion të zgjedhjeve të ardhëshme paralamentare. Nese analizohen me kujdes zërat buxhetor të shfrytëzuesve buxhtor do të hasim në shumë institucione të cilat në esencë janë shfrytëzues parazit të parave publike dhe të cilat nuk japin kurfarë kontributi në dobi të ekonomisë dhe të qytetareve.

Ju do mbaheni në mend si qeveri e cila paguan rroga të cilat peshojnë dhjetra miliona euro në vit për disa mijë administrator të cilët nuk shkojnë në punë sepse nuk keni mundësi tu siguroni zyra dhe inventarë pune dhe në këtë menyre ju stimuloni parazitet dhe argatet partiak të cilët i anagzhoni vetëm në kohën e zgjedhjeve”, tha Flamure Demiri Kreci deputete e RDK-së. 

Deputetët e RDK-së, Naxhi Xhelili dhe Flamure Demiri-Kreci kanë propozuar mbi 178 amandamente në propozim buxhetin e vitit 2014 në shumë totale prej 124 milion euro ose mbi 25% nga shuma e investimeve kapitale të parapara për realizim në vitin 2014. Amandamentet përfshinë projekte nga lemia e arsimit, shëndetsisë, kulturës, infrastrukturës, ekonomisë dhe aspekte tjera më rëndësi për përmisimin e statusit ekonomik dhe social të popullit shqipëtar në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët. Amandamentet si rekapitullim i projekteve dhe shuma e tyre është pjesë e këtij qëndrimi të RDK-së në lidhje me buxhetin e vitit 2014. 

Shërbimi për Informim – RDK

Amandamentet e propozuara nga Deputetët e RDK-së