19Gusht2017

Me Car Dushanin VMRO dhe BDI legjitimojnë pushtimin serb

02.12.2013 - Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër në lidhje me vendosjen e lapidarit të Car Dushanit në qendër të Shkupit. Sipas RDK-së partitë në pushtet me këtë e legjitimojnë pushtimin serb në territoret me shumicë shqiptare.

RDK akuzojn se përderisa VMRO-DPMNE-ja mbush sheshet e qyteteve me përmendore që njihen si figura historike në Bullgari, Greqi dhe Serbi, BDI-ja vazhdon ti vendos përmendoret shqiptare nëpër fusha dhe kodra.

“Vendosja e përmendores së Car Dushanit në Qendër të Shkupit nga qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja manifeston dëshminë më të madhe se kjo qeveri kohën e qeverisjes së Serbisë me territorin e Maqedonisë së sotme dhe territoret me shumicë shqiptare i nënkupton si qeverisje legjitime dhe jo si një okupacion klasik të tokave ku shumicë nuk ishin asnjëherë serbët as në kohën e Car Dushanit dhe as sot”, deklaroi deputeti I RDK-së Naxhi Xhelili.

Për Rilindjen Demokratike Kombëtare në ky akt manifeston aktin e turpit dhe të nënshtrimit të plotë të BDI-së ndaj politikave serbofile që tashmë publikisht menaxhohen nga kjo qeveri.

“Përderisa VMRO-DPMNE-ja e ka mbushur jo vetëm kryeqytetin Shkupin me përmendore maqedonase dhe përmendore të tjera që njihen si figura historike në Bullgari, Greqi dhe Serbi, BDI-ja vazhdon që përmendoret e shqiptarëve ti vendos vetëm nëpër fusha dhe kodra ndërsa e ka të ndaluar të vendos përmendoret e figurave kombëtare shqiptare në qytetet e Maqedonisë edhe atje ku shqiptarët janë shumicë”, thekson deputeti Xhelili.

Sipas Naxhi Xhelili, për RDK-në vendosja e përmendores së Car Dushanit është turpi më i madh politik dhe me këtë logjikë kjo qeveri duhet të vendos në Shkup edhe përmendoret e perandorëve ilir, shqiptarë dhe në veçanti te atyre të Perandorisë Osmane që qeverisën këtë vend për pesë shekuj.


Shërbimi për Informim - RDK