19Gusht2017

Rufi Osmani: Tenderët e 'kurdisura' korrupsioni me eklatant institucional

10.12.2013 - Profesori Universitar dhe kryetar i RDK-së, Rufi Osmani, në një hulumtim të tij për korrupsionin, nxjerë në sipërfaqe zhvillimin institucional të korrupsionit në Maqedoni. Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit duhet me kompetencë të konstatojmë se një nga shkaqet e dështimit më serioz të procesit të tranzicionit ekonomik dhe politike është korrupsioni në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Literatura shkencore dhe te institucionet kompetente ndërkombëtare kanë evidentuar fenomenin e korrupsionit në të gjitha vendet edhe në ato të zhvilluara me një përjashtim që në vendet e Ballkanit Perëndimor, korrupsioni është institucional, pra atë e zhvillojnë përfaqësuesit e institucioneve dhe nuk ka institucione të pavarura juridike që e luftojnë korrupsionin. 

Pikërisht këtu qëndron thembra e Akilit se pse edhe në Maqedoni janë miratuar të gjitha ligjet për luftë të korrupsionit, ekzistojnë të gjitha institucionet juridike, por të gjitha ato janë nën diktatin absolut të qeverisë. Korrupsioni më eklakant institucional është fenomeni kur nëpërmjet furnizimeve publike KURDISEN kriteriumet në atë mënyrë që paraprakisht dihet fituesi i cili është i lidhur me pushtetin dhe i cili në parim është shumë më i shtrejntë se konkurentet tjerë në rastin e realizimit të investimeve të mëdha në infratsrukturë dhe në përgjithësi në realzimin e furnizimeve publike.

Variantat e njëjta por me ulje të lart damping të çmimeve kemi te rastet e privatizimeve te firma shoqërore-shtetërore ose në shitblerjen e tokës ndërtimore ku çmimet kurdisen dhe janë për disa herë më të lira. Në vitin 2012 si kryetar i Gostivarit arritëm të shesim tokë në të njëjtën parcelë publike me tenderë fer dhe konkurencë të lirë me çmim prej 120 euro /m2, tokë të cilën paraprakisht ministria e transportit e shiste me çmim prej 25-30euro /m2, pra dallimi ishte mbi 500%. 

Si shembuj me eklatant të kësaj natyre janë privatizimet e EVN-së, Telekomit, ose së fundi projekti pa diskutim me korruptiv i kësaj qeverie Shkupi 2014 dhe shumë projekte të tjera të ndërtimit të rrugeve, ujësjellsave , kanalizimeve, shkollave , sallave sportive dhe projekte të tjera. Në disa nga këto projekte nese anlizohet korrupsioni me kritere reale do të konstatohet se korrupsioni tejkalon vleren e dhjetra miliona euro në projekte individuale ndërsa humbja në nivel të pasurisë kombëtare tejkalon shumë e qindra miliona euro. Nëse analizoni bilancet e partive politike të dërguara në komisionit e Antikorrupsionit që është një vegël e qeverisë do të konstatoni se partitë qeveritare kanë paraqitur shpenzime zgjedhore në nivele qesharake aq sa ndoshta kanë harxhuar vetëm në një miting elektoral, ndërsa nëse do llogaritni shpenzimet vetëm të marketingut politik në një televizon nacional do të konstatoni se këto parti financohen me shuma miliona euro nga korrupsioni institucional. 

Si hulumtues kompetent i kësaj problematike dhe si praktikues i pushtetit politike jam thellë i bindur se partizimi skajshem i administratës publike dhe shtetërore dhe korrupsioni institucional argumentojnë bindshëm tezën se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë qenë të përgaditura të zbatojnë sistemin demokratik sepse pikerisht ky sistem ka shkatruar në tërësi institucionet publike dhe ka prodhuar këtë korrupsion institucional. Alternativa që është dëshmuar në nivel botëror është rasti i Kinës ku është ruajtur sistemi komunist në politikë dhe është zbatuar sistemi kapitalist në ekonomi. Situata do ishte ndoshta më tolueruese sikur Ballkani Perëndimor të ishte integruar që në fillim të tranzicionit ne Bashkimin Europian dhe në NATO.

Sot korrupsioni është mënyrë e funksionimit të institucioneve dhe të jetës në përgjithsi, çdo respket përjashtimeve të ralla.

Shërbimi për Informim - RDK