19Gusht2017

Njoftim

11.12.2013 - Forumi Rinor i Rilindjes Demokratike Kombëtare- Dega Tetovë ka filluar përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të dytë. Kuvendi do të këtë karakter zgjedhor.

Ҫdo nëndegë që vepron në kuadër të RDK- Dega Tetovë, përmes zgjedhjeve të brëndshme do të caktojë përfaqësuesin e saj në Kuvend.

Në Kuvend do të zgjidhet Kryesia e re e Forumit Rinor të Rilindjes Demokratike Kombëtare për komunat Tetovë, Zhelinë, Bogovinë, Tearcë, Bërvenicë dhe Jegunovcë. Shfrytëzojmë rastin, që të rikujtojmë rininë shqiptare në Tetovë dhe rrethinë se Forumi Rinor i RDK- Dega Tetovë, vazhdon të ngelë një derë e hapur për anëtaresim dhe bashkëpunim korrekt.

Shërbimi për Informin - RDK