14Dhjetor2017

Turpi dhe skandali i paprecedent i fundvitit i Nevzat Bejtës

23.12.2013 - Komuna e Gostivarit ka bë turpin dhe skandalin e radhës duke neglizhuar tërësisht ditën e Komunës së Gostivarit që për 17 vite radhazi është shënuar më 23 dhjetor, që nga 23 dhjetori i vitit 1996.

Dita e Komunës, 23 dhjetori është shënuar dhe festuar për 17 vite radhazi përshkak se pikërisht në këtë ditë është mbajtur seanca e parë konstituive e këshillit të Komunës së Gostivarit në kufijt ekzistues që ka sot, dhe atëherë Komuna e Gostivarit. Komuna e Gostivarit njihet me këto kufij aktual që nga periudha e vitit 1996.

 Komuna e Gostivarit ka bërë “zbulimin” më të madh historik duke gjurmuar dokumente “historike” dhe ka zbuluar se data që duhet shënuar dhe festuar është 29 qershor 1992 sepse sipas këtij “zbulimi” historik është kjo datë që është mbajtur konstituimi i parë i Këshillit të Komunës së Gostivarit, duke harruar tërësisht se gjatë kësaj periudhe kohore pjesë të Komunës së Gostivarit kanë qenë Komuna aktuale e Mavrovës dhe Rostushës, dhe Komuna aktuale e Vrapçishtit me delegatë apo këshilltarë të vet që ka patur në këtë komunë.

Akti i sotëm dëshmon edhe njëherë palogjikshmërinë e kryetarit jolegjitim aktual të Komunës duke tentuar të ndryshoj data të veçanta historike për Komunën e Gostivarit, duke anashkaluar tërësisht ligjin, sepse për çdo ndryshim të datave është pikërisht Këshilli i Komunës së Gostivarit që vendos për ndryshimin e datave, dhe jo Nevzat Bejta.

Ky akt skandaloz dhe jo i logjikshëm është vazhdimsi e sjelljeve jonormale të kohëve të fundit dhe për këtë arsye Këshilltarët e RDK-së do të nisin iniciativë deri tek organet kompetente për vlersimin e aftësive psiko-fizike të Nevzat Bejtës, dhe me këtë të vërtetohet se a ka kapacitet personi në fjalë që të udhëheq me Komunën e Gostivarit.

Shërbimi për Informim - RDK