19Gusht2017

Skandali i fundvitit i “kryetarit të pesë kontinenteve të Gostivarit”

30.12.2013 - Në vazhdën e aktiviteteve joligjore të cilat kanë qenë karakteristikë dalluese e kryetarit jolegjitim nga radhët e BDI-së në Gostivar është edhe furnizimi publik që është planifikuar të hapet publikisht sot më datë 30.12.2013 në ora 14:00 . Bëhet fjalë për furnizimin publik që i adresohet zbukurimit të një pjesë të rrugëve të qytetit të Gostivarit në vigjilje të festës së vitit të ri 2014. 

 Përkundër faktit që tashmë mbi dy javë është bërë “zbukurimi qytetit” në mënyrë antiligjore pa respektuar asnjë procedur ligjore dhe në kundrëtshtim me të gjitha ligjet në fuqi, formalisht sot në ora 14:00 do të merr epilog formal juridik edhe një punë antiligjore në komunën e Gostivarit.

Rilindja Demokratike Kombëtare në vazhdimësi ka informuar opinion publik se në Gostivar nga prilli 2013 kur u manipuluan zgjedhjet lokale nuk janë respketuar ligjet në fuqi në më shumë drejtime dhe në veçanti gjatë largimit joligjor të qindra personave në sektorin publik komunal dhe gjatë realizimit të furnizimeve publike. 

E veçanta e mosrespektimit të ligjit të furnizimeve publike ka të bëjë me gati të gjitha punët e infrastrukturës që janë realizuar këtë vit, transportit publik të nxënësve dhe realizimin e furnizimeve që u adresohen shpenzimeve vijuese në sektorin publik komunal.

Është koha e fundit që institucionet ligjore në këtë vend nëse ka të tilla të ndalin këtë anarki ligjore të paparë e cila krahas eliminimit të konkurencës në tërësi dëmton edhe buxhetin e komunës dhe të qytetarëve duke u mundësuar firmave të lidhura me udhëheqësin aktuale komunale të realizojnë punë me cilësi të ultë dhe me çmime të larta.

Në shtojcë të këtij reagimi ju prezentojmë dëshmitë nga web faqja e Byros për Furnizime Publike me seli në Shkup.

Dhe linku:

https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/Dossie/dosieRPP.aspx?EntityId=27cff4b9-7564-43dc-9d1a-f8ffe37b8eb5 

Sherbimi për Informim - RDK