15Dhjetor2017

Përkrahje masovike e mërgimtarve për RDK-në në Gostivar

03.01.2014 - Kryetari i RDK-së Rufi Osmani i shoqëruar nga deputeti Naxhi Xhelili dhe këshilltari komunal Vesel Memedi realizuan takime pune me karakter infromativ me mërgimtarët e fshatrave më të mëdha Çegran, Debresh, Forinë dhe Çajlë. Duke faleminderuar mërgimtarët për përkrahjen e parazervë gjatë zgjedhjeve të prillit 2013 në Gostivar, kryetari Osmani argumentoi se zgjedhjet lokale në Gostivar janë jolegjitime dhe të falsifikuara nga koaliconi i krimit zgjedhor BDI-VMRO dhe se pushteti aktual komunal nuk ka legjitimitetin demokratik nga populli shqiptarë.

Duke shpjeguar fenomet tjera me rëndësi nacionale kryetari Osmani ironizoi deklaratat e fundivitit të kreut të BDI-së si deklarata të papërgjegjshme dhe manipulative me të cilat vazhdohet me politikat e mashtrimit të popullit shqiptarë se gjoja shqiptarët qenkan shtetformues, se gjoja gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe se vendimet në politikbërjen nacionale miratohen me koncenzus.

Po ky politikanë nuk deklarohet kur se pse malltertohen fizikisht pandërprerë shqiptarët në Shkup, pse u pajtuan minstrat e BDI-së për sjelljen e Car Dushanit në Shkup, pse nuk propozon kandidat konsenzual shqiptarë por kandidat maqedon, pse Shkupi i ngjan sot qyteteve mesjetare kishtare ortodokse, pse margjinalizohet komplet kultura dhe identiteti nacional shqiptarë dhe mohohet identiteti islam, pse vendbanimet shqiptare janë bërë venbandime të pleqve dhe pse të rinjt shqiptarë shpërngulen masoviksiht nga Maqedonia?, mos vallë këto çështje nuk janë pjesë e agjendës së tyre politike dhe qeveriatre ?!.

Sipas Osmanit kjo qeveri që manipulon zgjedhjet në vazhdimësi nuk ka legjitimitet demokratik të organizon zgjedhjet e ardhëshme paralamenatre dhe për pasojë krijimi i qeverisë teknike është domosdoshmëri si hapi i parë drejtë ndërprerjes së procesit të bankrotit të sigurt ekonomik dhe politikë të vendit në një periudhë afatmesme.

Deputeti Naxhi Xhelili informoi mërgimtarët për faktin se Parlamenti është bërë vegël e qeverisës dhe se majorizimi i kërkesave ekonomike dhe politike të shqiptarëve vazhdon si në kohërat e komunizmit. Deputeti Xhelili shpjegoi idenë e RDK-së për kandidat konsenzual shqiptarë për kryetar shteti, veprim ky që do duhet të eliminon përçarjen e thellë politike shqiptare dhe që do duhet të mobilizon trupin votues shqiptarë dhe të jetë indikator për të projektuar numrin real të shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetari I degës së RDK-së dhe koordinatori I këshilltarëve në komunën e Gostivarit Vesel Memedi argumentoi politikat shkatrimtare që aktulisht zbatohen në Gostivar nga një udhëheqësi pa legjitimitet demokratik dhe se pasojat e kësaj politike do të rikthejnë Gostivarin në gjendjen e vitit 2009 si komunë me borxhe ekstreme, tatime më të larta në vend, me korrupsion skandaloz ku bashkëqeveris mafia urbanistike dhe politike, duke i dëmtuar pa masë shqiptarët e Gostivarit. Kryetari i degës Vesel Memedi ripërsërti qëndrimin parimor të RDK-së se bashkëpunimi i opozitës shqiptare në baza parimore dhe partnere është domosdoshmëri për të delegjitimuar këtë qeveri të krimit dhe të paperspektivës.

Shërbimi për Informim - RDK