19Gusht2017

Presidenti konsensual i shtetit, manipulimi i radhës i BDI-së

14.01.2014 - Deputetja e Rilindjes Demokratike Kombëtare, Flamure Demiri Kreci, deklaroi se presidenti konsensual i shtetit është manipulim i radhës i BDI-së.

"Deklarata e Ermira Mehmeti se nëse nuk arrihet pajtueshmëri për përkrahjen e një kandidati maqedonas për të cilin do të voton edhe BDI, do të ndodhë rebelimi i partisë shqiptare në pushtet është mashtrimi i radhës që u bëhet shqiptarëve nga BDI.

Fakti që së fundmi kryeministri Gruevski ka filluar të përshëndet edhe në gjuhën shqipe dhe që në heshtje me pajtimin paraprak të Ahmetit bashkuan përfaqësimin diplomatik të vendit me Sërbin duke na sjellë si kurorë Car Dushanin në Shkup dhe Sveti Ilijën në Tetovë argumenton të vërtetën se BDI dhe VMRO funksionojnë si dy vllezër bineq përkundër retorikës boshe politike.Tash është koha kur BDI ia rikthen borxhin politike VMRO-së për përkrahjen që e mori në rrethin e dytë në komunat me shumicë shqitare në Maqedoni ku falë votave të VMRO-së fitoi komunat.

Shqiptarët janë mësuar me këto deklarata boshe të përfaqësueve të BDI-së por problemi kryesor qëndron te strukturat opozitare shqiptare që nuk arrijnë të ndërtojnë një platformë të përbashkët veprimi për delegjtimimin e kësaj partie që ka devalvuar çdo gjë shqiptare në Maqedoni.

Së fundi duke ditur faktin se presidenti i shtetit është një funksioner kukull pak është e rëndësishme se ai a do jetë Ivanovi ose ndonjë tjetër si ai. Zgjedhjet presidenciale kanë kuptim nëse presidenti i vendit bëhet shqiptar në kuptim të transformimit të këtij vendi nga vend mono-etnik në vend qytetar dhe multi-etnik" tha Flamure Demiri Kreci.

Shërbimi për Informim - RDK