14Dhjetor2017

Personi që kufizon Gostivarin me Greqinë, si ministër i ka paguar mbi dy milion denar shoferit të tij për konsulencë?!?

31.01.2014 - Revizioni shtetëror cilëson punën e Bejtës si ministër i pushtetit lokal si tepër negative dhe jep rekomandime organeve pëgjegjëse të konstatojnë përgjegjësin e tij, por në një vend ku nuk fuksionon shteti juridik, raporti i Revizionit shtetëror nuk ka marrë përgjigjen e merituar.

Në Maqedoni dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor janë raste të ralla politikanët e sojit të N.Bejtës që në të gjitha mandatet e tija qeverisëse të shoqërohet me skandale dhe shkelje të rënda menanxheriale dhe ligjore që e bëjnë abuzues të pakrahasueshëm. Për skandalet dhe shkeljet e këtij personi në fjalë e dijnë edhe fëmijët e vegjël të këtij vendi.

Krahas skandaleve të shumta që shoqëruan mandatin e tij në komunën e Gostivarit në vitet 2005-2009 për të cilat opinioni publik do informohet në reagimet e radhës, në këtë komunikatë sjellim shkeljet e rënda ligjore të kryera nga pozicioni i ministrit për pushtet lokal.Këto keqpërdorime janë konstatuar nga revizori shtetorë, të cilin raport e prezentojm në shtojcë të kësaj komunikate.

Gjatë vitit 2012 N.Bejta si ministër i pushtetit lokal në mënyrë antiligjore në kundërtishtim me nenin 25 të ligjit për organizimin e organeve të administratës i transferon 90 milion denar bashkë-partikaut të tij në komunën e Çairit. 

Me këtë veprim sipas Revizionit shtetëror është bërë shkelje e rëndë ligjore sepse kjo ministri nuk ka kompetenca në invetstimet kapitale, dhe se me këtë transfer është bërë financimi jo transparent i shoqëruar me keqpërdorim të lart abuzimi të parave publike.

Skandali i radhës i adresohet faktit se N.Bejta në mënyrë antiligjore ka lidhur kontrata autoriale me shoferin e tij, shefin e kabinetit dhe administratorët e angazhuar në kabinetin e tij.

Krahas pagave të rregullta që i ka realizuar ky staf, N.Bejta për shërbime konsulence u ka paguar shoferit të tij dhe shokëve të tij edhe 2.157.000 denar në mënyrë antiligjore në kundërshtim me ligjin për vepra autoriale. Ky rast është skandal i paprecedencë që nuk i ka ndodhur asnjë zyrtari kur ministri paguan shoferin e tij për konsulencë autoriale?!.

Kulminacioni i anarkisë menaxheriale të këtij zyrtari është fakti se në vitet 2011-2012 është i vetmi zyrtar që nuk ka zbatuar variantën elektronike të furnizimeve publike me të cilin veprim ka pamundësuar menaxhimin transparent, efikas dhe konkurues të furnizimeve publike duke shkaktuar dëme të mëdha instiitucionit në fjalë.

Shërbimi për informim - RDK

Kliko për të parë: Raporti final i Revizionit Shtetror