17Dhjetor2017

Të papunët fshihen nga evidenca

31.01.2014 -  Rilindja Demokratike Kombëtare nëpërmes sekretarit të përgjithshëm Izet Zeqiri reagon për papunsinë në Maqedoni, dhe se fshihen nga evidenca.

Çka ndodh me papunsinë në Maqedoni, po treten të papunët me reforma dhe letra.

Është shumë lehtë krahasoni vitin 2010 me 2013 pasqyrën e të papunëve sipas përkatësisë etnike. Do të vërtetoheni se Tetova në vitin 2010 kishte 22.721 të papunë, kurse në 2013 ka 6.744, ku humben15.977 persona??

Sipas Agjencionit për punsim, në 2013 totali i të papunëve 96.200 prej atyre Maqedonas 77.003, dhe Shqiptarë 13.209, ndërsa në vitin 2010 totali i të papunëve 321.341 prej atyre Maqedonas 203.219, shqiptarë 78.381.

Papunësia problem social ekonomik dhe politik, zgjedhja jo me masa ekonomike por me masa politike.
Në 2011 kishte 322.053 të papunësuar në Maqedoni, në vitin 2012 u zvoglua në 243.403 të papunë, në fillim të 2014 papunësia ra 217.858.

104.195 punësime për tre vjet, ja si fitohen zgjedhjet duke ofruar punë dhe vetëm punë.

Shërbimi për Informim - RDK